Haradinaj pret vendimet e Gjykatës për fatin e ministrave që u janë ngritur aktakuza

Haradinaj pret vendimet e Gjykatës për fatin e ministrave që u janë ngritur aktakuza

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pranuar se për momentin nuk do t’i shkarkojë ministrat që kanë të ngritur aktakuza nga Gjykata. Për këtë, shefi i ekzekutivit ka thënë se do ta presin vendimin e Gjykatës. “Sa i përkët vendimeve që ka me marrë qeveria ndaj ministrave me aktakuzë duhet pritur vendimet nga gjykata […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pranuar se për momentin nuk do t’i shkarkojë ministrat që kanë të ngritur aktakuza nga Gjykata.

Për këtë, shefi i ekzekutivit ka thënë se do ta presin vendimin e Gjykatës.

“Sa i përkët vendimeve që ka me marrë qeveria ndaj ministrave me aktakuzë duhet pritur vendimet nga gjykata dhe njëherë nuk mund të marrim vendim. Qeveria do të marrë vendime sipas ligjit për këtë”, ka thënë i pari i qeverisë.

Sipas Haradinajt, vetëm ngritja e aktakuzës është lajm i mirë për rendin dhe ligjin në vend.

Kryeministri së bashku me ministrin e Drejtësisë në një konferencë për media u shprehën mjaft të lumtur edhe me miratimin e Kodit të ri Penal.

Haradinaj tregoi edhe arsyen pse pika për situatën financare u mbajt me dyer të mbyllura.

Ai tha se diskutimet e tilla janë të mira, duke shtuar se ministri i Financave paraqiti para qeverisë fondet ekonomike pozitat aktuale, dhe orientimin për gjendjen financiare.

Qeveria e Kosovës miratoi Kodin e ri Penal të vendit. Në këtë kod janë rishikuar 19 nene në veprat që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kodi tash parasheh edhe që zyrtarët publikë që kryejnë vepra penale të mos mund të ushtrojnë ndonjë funksion në periudhën prej dhjetë vjetësh.

Më parë ndalimi i funksioneve publike për ata që kryenin vepra penale ishte 5 vjet.

Kryeministri Ramush Haradinaj miratimin e kodit me ndryshime e cilësoi arritje të madhe për vendin.

Ai deklaroi se janë rritur dënimet për vepra që lidhen me korrupsionin, transmeton kallxo.com.

“Dënimet që kanë të bëjnë me korrupsion ku ka pasur mundësi janë rritur”, tha Haradinaj.

Dje në një konferencë për gazetarë edhe ministri Abelard Tahiri foli për kodin e ri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?