Haradinaj për televizionin serb: Ne ndjekim Amerikën, nuk kemi politikë të jashtme

Haradinaj për televizionin serb: Ne ndjekim Amerikën, nuk kemi politikë të jashtme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka politikë të jashtme dhe se ndjek vetëm politikën e Amerikës. Haradinaj, në një intervistë për televizionin serb “Happy”, ka thënë se ka qenë pjesë e ekipit që e ka përkrahur marrëveshjen e Brukselit. “Mund ta formojmë AKS-në, por brenda Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka politikë të jashtme dhe se ndjek vetëm politikën e Amerikës.

Haradinaj, në një intervistë për televizionin serb “Happy”, ka thënë se ka qenë pjesë e ekipit që e ka përkrahur marrëveshjen e Brukselit.

“Mund ta formojmë AKS-në, por brenda Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë po ashtu se përderisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do të ekzistojnë dy qëndrimet “siç i shohim ne, dy të vërteta”.

“Realiteti është se Kosova ekziston”, tha Haradinaj në bisedën në emisionin “Çirilica”.

Sipas tij, një milion shqiptarë janë zhvendosur nga Kosova.

“Shumë janë kthyer. Nuk e di se sa serbë janë zhvendosur nga Kosova. Sot nuk ka pengesa për të jetuar në Kosovë për shkak të nacionalitetit. Nëse je serb mund të jetosh në Kosovë. Nuk ka kërcënime”, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Haradinaj foli edhe për rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit.

“Ndodhi ajo situatë e pakëndshme. Ka pasur ndalesë hyrjeje. E kam ditur paraprakisht se ai do të arrestohet. Arrestimi i tij ka qenë situatë e pakëndshme për të gjithë ne”, tha ai.

Në lidhje me përplasjet me Recep Tayyip Erdoganin, Haradinaj tha se ka diçka të vërtetë rreth atyre që i ka thënë për të presidenti turk.

“Po, më pëlqen të pi ndonjëherë. Më pëlqen të pi raki”, tha Haradinaj.

Tutje, ai foli edhe për luftën e Kosovës dhe rolin e tij në të.

“Kam qenë ushtar në Pirot, nuk kam ditur shumë për Jugosllavinë. Për ne, nga perspektiva ime, jeta jonë ka qenë e vështirë veçanërisht në periudhën e Sllobodan Millosheviqit. Kam parë emisione të tilla dhe më vinte keq për popullin serb që dëgjon propagandë të tillë. Kur përfundoi kjo, kur ra Millosheviqi, nuk e kisha të qartë se çfarë ndodhi me atë propagandë”, tha Haradinaj.

“E kam pranuar çmimin e luftës. Kush nuk dëshiron, nuk shkon në luftë. Me shumë gjasa kam vrarë dikë në luftë, por e vërteta më liroi në Hagë”, shtoi kryeministri i Kosovës, dhe tha se është sulmuar në shtëpi para familjarëve më 24 mars, 1998./koha.net/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?