Haradinaj për taksën në ‘Rrugën e Kombit’ : Po të ishim pyetur, mund të paguanim edhe ne nga buxheti ynë

Haradinaj për taksën në ‘Rrugën e Kombit’ : Po të ishim pyetur, mund të paguanim edhe ne nga buxheti ynë

Zërave të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë së Kosovës që thonë se nuk janë konsultuar nga Qeveria shqiptare për taksën në Rrugën e Kombit iu bashkua edhe Ramush Haradinaj. Në një intervistë dhënë për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte, Kryeministri i Kosovës nuk përjashtoi mundësinë që nëse do të […]

Zërave të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë së Kosovës që thonë se nuk janë konsultuar nga Qeveria shqiptare për taksën në Rrugën e Kombit iu bashkua edhe Ramush Haradinaj.

Në një intervistë dhënë për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte, Kryeministri i Kosovës nuk përjashtoi mundësinë që nëse do të kërkohej, Prishtina mund të kontribuonte nga buxheti i saj për mirëmbajtjen e kësaj rruge.

“Nëse do të ishte në pyetje kostoja e mirëmbajtjes së rrugës, mund të paguanim edhe ne nga buxheti i Kosovës një shumë që të mos vihej një taksë kaq e lartë”, u shpreh ai.

Haradinaj deklaron se nuk është kundër tarifës, por këmbëngul se ajo e vendosur është e lartë. Sipas Kryeministrit të Kosovës, kjo taksë mund të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve, sidomos tregtinë dhe turizmin.

“Nuk është një sinjal i mirë. Zakonisht për turizmin bëhen lëshime, kjo mund të ketë një ndikim në këtë fushë”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetari Rakipi, nëse Kosova po mendon vendosjen e një takse në pjesën tjetër të rrugës, Haradinaj u përgjigj se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në mandatin e tij si kryeministër, por mund të ndodhë në të ardhmen.

“Nuk do të vendoset në këtë mandatin tim një taksë në rrugë, ne jemi ende në proces të përmbylljes së autorrugëve. Po përmbyllim autorrugën për në Shkup këtë vit. Do fillojmë autorrugën e Dukagjinit nga Istogu në Prizeren, nëpër Pejë, Deçan, Gjakovë, Prizren. Jemi drejt përmbylljes po ashtu Prishtinë-Pejë, po përmbyllim Prishtinë-Mitrovicë. Pra ne diku prej tre vitesh përmbyllim gjithë infrastrukturën e Kosovës”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?