Haradinaj paralajmëron Ramën: Bizneset tona do ta zgjedhin Selanikun në vend të Durrësit

Haradinaj paralajmëron Ramën: Bizneset tona do ta zgjedhin Selanikun në vend të Durrësit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në TCH, tha se tarifa e vendosur për qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”, është shumë e lartë dhe dëmton interesat e qytetarëve në Shqipëri dhe Kosovë.  “I falënderoj ata që kanë punuar që të kemi rrugën. Është buxheti i madh, para […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në TCH, tha se tarifa e vendosur për qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”, është shumë e lartë dhe dëmton interesat e qytetarëve në Shqipëri dhe Kosovë. 

“I falënderoj ata që kanë punuar që të kemi rrugën. Është buxheti i madh, para e madhe e qeverisë së Shqipërisë e popullit të Shqipërisë e të Kosovës. Dhe ato tunelet kur janë ndërtuar në atë kohë, kanë qenë një arritje e gjithë shqiptarëve. Jemi gëzuar. Ju e dini qëkur është përmbyllur tuneli ka pasur një ceremoni. Tani mora vesh për tarifat e vendosura, vlerësimi im, personal ta quaj, janë të larta. Për banorët e zonës atje është një mbingarkesë financiare se janë edhe zona të varfra”.

Haradinaj deklaroi se tarifa është mjaft e lartë edhe për sipërmarrësit të cilët, pas vendosjes së tarifës, po mendojnë për rrugë alternative dhe se për ta mund të jetë më e leverdishme të përdorin portin e Selanikun në vend të portit të Durrësit.

“Është shumë e shtrenjtë. 25 euro për një kamion, transportues mallrash. Ne më herët e kritikuam njëri-tjetrin se nuk bëmë një union doganor, me heq koston, shpenzime, tani për një kamion transportues, 25 euro vajtje dhe 25 euro ardhje dhe 25 për skaner. Pra 75 euro mbi transportuesin. I bie që të shkosh në Selanik është më lirë, se me ardhë deri në Durrës. Kështu thonë këta sipërmarrësit, transportuesit që shfrytëzojnë portin e Durrësit”.

Kryeministri Haradinaj e konsideron tarifën në “Rrugën e Kombit”, një sinjal jo të mirë.
“Nuk është një sinjal i mirë, nuk e di nëse do të bjerë, por nuk është një sinjal i mirë. Zakonisht shtetet e popujt, bëjnë lehtësira për t’i sjellë turistët për t’i thithë marrjen e tyre atje në zonën e bregdetit, kjo mund ta ketë një ndikim”. /tpz.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?