Haradinaj nuk i përzihet Thaçit në emërimin e shefit të AKI-së

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka lënë në dorën e presidentit Hashim Thaçi emërimin e kryespiunit të Kosovës, edhe pse ligji thotë se kjo duhet të bëhet bashkërisht. Haradinaj ia ka akorduar Thaçit epitetin e “shefit” në këtë proces, term ky që nuk mbështetet edhe në ligj, shkruan sot Koha Ditore. “Shefi i këtij emërimi është […]

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka lënë në dorën e presidentit Hashim Thaçi emërimin e kryespiunit të Kosovës, edhe pse ligji thotë se kjo duhet të bëhet bashkërisht. Haradinaj ia ka akorduar Thaçit epitetin e “shefit” në këtë proces, term ky që nuk mbështetet edhe në ligj, shkruan sot Koha Ditore.

“Shefi i këtij emërimi është presidenti, do të thotë në bashkëpunim me kryeministrin. Emëroj plot njerëz të tjerë, por shefin e AKI-së e emëron presidenti në koordinim me kryeministrin, unë duhet me qit firmën”, ka thënë Haradinaj.

Por, sipas Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, “presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin emërojnë drejtorin e AKI-së brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

Drejtori i AKI-se shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar. Drejtori i AKI-së: “(i) shërben si këshilltar i presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?