Haradinaj kërkon përmbyllje të dialogut: Çka me i dhënë Serbisë më shumë se gjithë ato varre të luftës

Kryeministri Ramush Haradinaj sot në konferencën ‘Skenarët e Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka thënë se nuk është e arsyeshme që qytetarët tanë të mbahen tutje të izoluar nga BE-ja. ‘Të rinjtë pyesin pse ne jemi kështu, pse s’jemi të bashkuar me Shqipërinë. Pse veç neve na ka lënë Evropa të izoluar? […]
Kryeministri Ramush Haradinaj sot në konferencën ‘Skenarët e Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka thënë se nuk është e arsyeshme që qytetarët tanë të mbahen tutje të izoluar nga BE-ja.
‘Të rinjtë pyesin pse ne jemi kështu, pse s’jemi të bashkuar me Shqipërinë. Pse veç neve na ka lënë Evropa të izoluar? Çka i kemi bërë Brukselit? Pse të gjithë rreth nesh udhëtojnë”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka thënë se të gjithë këto pyetje duhet t’i parashtrohen hapur partnerëve evropianë e të mos i mashtrojmë.
‘Pse prej 2013 deri tani 2018 po presim një përgjigj nga BE-ja. A po e zgjidhni këtë situatë, a çka po bëni. ‘Ndryshe nuk është në rregull, kanë kaluar dy dekada’, ka thënë Haradinaj, transmeton Periskopi.
‘Një kumunikim në këto momente për perspektivën tonë është i arsyeshëm. Besoj që nëse tema e mbetur hapur, nuk mbyllet, muj me dhënë lajmin e keq’, ka thënë kryeministri.
Tutje ai tha se nuk ka mbetur gjë më për t’i dhënë Serbisë, pasi mjaftojnë ato varresa e masakra gjatë luftës.
‘ Kush ka vuajtë më gjatë se na, po bëhen 20 vjet. Duhet me u mshel tema Kosovë-Serbi. Cka me i dhënë Serbisë më shumë, se sa gjithë ato varre, gjithë ato krime’, ka thënë ai.
Haradinaj kërkon bahkëpunim nga të gjithë që ky proces ta përmbyllet./Periskopi/












