Bejtush Gashi emërohet Ministër i Punëve të Brendshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Bejtush Gashin në postin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Njoftimin për këtë vendim, Haradinaj e ka publikuar në profilin e tij zyrtar, shkruan Periskopi. Gashi në postin e ministrit të Brendshëm vjen pas shkarkimit të Flamur Sefajt të AKR-së nga ky post pas skandalit […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Bejtush Gashin në postin e Ministrit të Punëve të Brendshme,
Njoftimin për këtë vendim, Haradinaj e ka publikuar në profilin e tij zyrtar, shkruan Periskopi.
Gashi në postin e ministrit të Brendshëm vjen pas shkarkimit të Flamur Sefajt të AKR-së nga ky post pas skandalit me gylenistët.
Njoftimi i Haradinajt:
Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin.
Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë.
RH












