Haradinaj ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Erdoganin: Gjithkush duhet të dijë kufijtë e vet

Haradinaj ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Erdoganin: Gjithkush duhet të dijë kufijtë e vet

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Kosova nuk ndërhynë në punët e brendshme të Turqisë. Por thotë se gjithkush duhet të dijë kufijtë e vet. “Ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Turqisë. Këto janë punë të brendshme tona edhe askush nuk do të ketë vendimmarrje në punët e brendshme të Kosovës. Ne jemi të […]

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Kosova nuk ndërhynë në punët e brendshme të Turqisë. Por thotë se gjithkush duhet të dijë kufijtë e vet.

“Ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Turqisë. Këto janë punë të brendshme tona edhe askush nuk do të ketë vendimmarrje në punët e brendshme të Kosovës. Ne jemi të kujdesshëm edhe si popull shqiptar jemi popull i respektueshëm. Mirëpo, gjithashtu, gjithkush duhet të dijë kufijtë e vet”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, teksa paralajëron një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës.

Siç njofton vet Haradinaj, në këtë intervistë ai ka folur edhe për çështje tjera si Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Spektri politik në vend nuk i ka krejt rrethanat për zgjedhje në këtë kohë.Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të bazohet në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Haradinaj.

Ndryshe, pas arrestimit të gjashtë gylenistëve në Kosovë, ka qenë presidenti turk, Erdogan, ai që ka dërguar mesazhe të ashpra në adresë të Haradinajt.

Agjencia turke e inteligjencës me një operacion në Kosovë i kapi dhe i soli gjashtë nga këta përfaqësues të FETO’s në Ballkan.  Por kam një pikëllim… Kryeministri i Kosovës largoi nga detyra kryesuesin e inteligjencës dhe ministrin e brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës. Me një udhëzim të kujt more një vendim të tillë. Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën të bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë? Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe ti për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di do të kërkojnë llogari prej tejë për këtë. Unë e di edhe këtë…

Kësaj deklarate, Haradinaj i është kundërpërgjigjur dje, duke thënë se ‘askush nuk mund të ndërhyjë në punët e shtëpisë (Kosovës v.j).

“Duke përkujtuar Gjergj Skenderbun dëshmojmë se i kemi rrënjët e thella, edhe Kosova dhe krejt shqiptarët kudo që janë.  Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’i them se nuk na njohin atëherë, iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre, bëjnë mirë me na njoftë, se kurrë nuk është në traditën tonë me hi në punët e shtëpisë të dikujt tjetër. Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emër tonë në Kosovë, kemi me i bërë vetëm ne kur i bëjmë ne”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?