Grabitet shtëpia e biznesmenit dhe politikanit të njohur kosovar

Grabitet shtëpia e biznesmenit dhe politikanit të njohur kosovar

Persona të maskuar dhe të armatosur pak para mëngjesit të së dielës, saktësisht në orën 3 e 35 kanë hyrë në një shtëpi në Prishtinë ku nga aty kanë vjedhur një shumë parash, stoli ari dhe një veturë. KosovaPress nga burime brenda Policisë mëson se bëhet fjalë për shtëpinë e biznesmenit Hashim Deshishku. Këto burime […]

Persona të maskuar dhe të armatosur pak para mëngjesit të së dielës, saktësisht në orën 3 e 35 kanë hyrë në një shtëpi në Prishtinë ku nga aty kanë vjedhur një shumë parash, stoli ari dhe një veturë.

KosovaPress nga burime brenda Policisë mëson se bëhet fjalë për shtëpinë e biznesmenit Hashim Deshishku.

Këto burime bëjnë të ditur se nga shtëpia e biznesmenit hajnat kanë vjedhur rreth 45 mijë euro dhe veturën e cila vlerësohet se ka kushtuar 20 mijë euro.

Biznesmeni Hashim Deshishku e ka mohuar të ketë ndodhur kjo vjedhje në shtëpinë e tij që gjendet në rrugën “Murat Mehmeti”.

“Nuk është e vërtetë, nuk ka ndodhur në shtëpinë time”, tha Deshishku shumë shkurt nëpërmjet telefonit.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në rrugën “Murat Mehmeti”  në orën 3 e 35 të datës 1 prill.

Policia nëpërmjet raportit 24 orësh nuk ka dhënë detaje për emrin e ankuesit në shtëpinë e së cilit ka ndodhur grabitja.

Sipas Policisë vetura e vjedhur është gjetur e braktisur në fshatin Zhur të Prizrenit.

“Ankuesi ka njoftuar se katër  persona  të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë brenda shtëpisë dhe i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe stoli ari si dhe një veturë me targa vendore. Gjatë punës policore vetura e vjedhur është gjetur e braktisur në fshatin Zhur të Prizrenit. Nuk raportohet për të lënduar dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Deshishku ka një varg biznesesh në Kosovë ndërsa një mandat ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?