Gjurmët e dinosaurëve gjenden në ishullin Skye

170 milion vite më parë, disa kafshë të ndryshme kanë lënë gjurmët e tyre në ishullin e Skye. Studiuesit kanë zbuluar rreth 50 gjurmë të reja, sa madhësia e një veture, nga dinosaurët që i përkisnin epokës Jurassic. Studimi i publikuar në revistën skoceze ka gjetur disa gjurmë në këtë ishull. Kjo faqe e ishullit […]
Studiuesit kanë zbuluar rreth 50 gjurmë të reja, sa madhësia e një veture, nga dinosaurët që i përkisnin epokës Jurassic.
Studimi i publikuar në revistën skoceze ka gjetur disa gjurmë në këtë ishull.
Kjo faqe e ishullit tregoi qindra gjurmë, pothuajse të gjitha nga dinosaurët e mëdha, me qafë të gjatë, që u ushqeheshin me bimë dhe njiheshin si sauropodë. Por gjurma e zbuluar rishtazi në Rubha nam Brathairean, ose në Pikën e Vëllezërve, zbulon se këto kafshë të rënda po ndanin vendin e tyre me një lloj tjetër dinosauri: një mish-ngrënës, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
“Në çdo kohë ne gjejmë gjurmë të reja, veçanërisht në Skoci sepse regjistrimet janë të pakta për këtë lloj dinosauri në të gjithë botën,” tha Dr. Stephen Brusattle, një paleontologjist dhe bashkëautor i studimit nga Universiteti i Edinburgut.
Rreth 170 milionë vjet më parë, menjëherë pasi superkontinenti Pangea filloi të shpërbëhej, toka që tani njihet si Skye ishte pjesë e një ishulli më të vogël subtropikale, shumë më afër ekuatorit dhe i mbushur me plazhe, lumenj dhe laguna.
“Kjo ishte një subtropikal një lloj i parajsës botërore, ndoshta si Florida apo Spanja sot,” tha Brusatte./Periskopi/












