Gazetari nga Brukseli thotë t’i harrojmë vizat pas arrestimit të 6 shtetasve turq

Gazetari nga Brukseli, Augustin Palokaj, ka shkruar në lidhje me dy ngjarjet e fundit të javës së kaluar. Në të parën ishte arrestuar e më pas deportuar drejt Serbisë, drejtori i zyres për Kosovën Marko Gjuriq e më pas ishin arrestuar dhe deportuar 6 shtetas turq drejt Turqisë. Të dyja këto ngjarje, Palokaj i cilëson […]
Gazetari nga Brukseli, Augustin Palokaj, ka shkruar në lidhje me dy ngjarjet e fundit të javës së kaluar. Në të parën ishte arrestuar e më pas deportuar drejt Serbisë, drejtori i zyres për Kosovën Marko Gjuriq e më pas ishin arrestuar dhe deportuar 6 shtetas turq drejt Turqisë.
Të dyja këto ngjarje, Palokaj i cilëson si negative për Kosovën – shkruan Periskopi.
Sa i përket rastit të Gjuriqit, ai pretendon se në Bruksel ka të tillë që besojnë se njësitet speciale ROSU kanë ushtruar “përdorim të tepruar të forcës” gjatë arrestimit. Për rastin në fjalë, kritika mund të kenë edhe për ‘defilimin’ e tij të panevojshëm në qendër të qytetit – gjë që sipas tij përbën dëshmi se e gjithë kjo ngjarje ishte e inskenuar.
Sa i përket rastit të dytë, arrestimit të shtetasve turq të akuzuar për terrorizëm në Turqi, Augustin Palokaj mendon se e paraqet Kosovën si një shtet që nuk ofron ‘siguri juridike’ për të huajt dhe vendorët në të. Këto dy gjëra, shprehet ai, mund të ndikojnë shumë keq në liberalizimin e vizave për vendin tonë, meqë kushti i vetëm i mbetur aktualisht është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Lexo shkrimin e plotë të z.Palokaj në linkun që vijon: https://www.koha.net/veshtrime/85006/te-gjithe-e-arrestuan-gjuriqin-askush-nuk-i-arrestoi-turqit/












