Franca i bie pishman për Assadin, ia heq urdhërin ‘Legjion i Nderit’

Franca ka vendosur që t’ia heq titullin Legjioni i Nderit Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad. Zyra e presidentit francez ka deklaruar se është nisur një procedurë disiplinore që do t’ia mohojë Assadit nderimet më të larta të Francës. Bashar al-Assad e morri gradën më të lartë të Legjionit të Nderit nga ish-Presidenti francez Jacques Chirac […]
Zyra e presidentit francez ka deklaruar se është nisur një procedurë disiplinore që do t’ia mohojë Assadit nderimet më të larta të Francës.
Bashar al-Assad e morri gradën më të lartë të Legjionit të Nderit nga ish-Presidenti francez Jacques Chirac gjatë një ceremonie në Pallatin Elysee në vitin 2001.
Masa për heqjen e këtij çmimi vjen disa ditë pasi Franca mori pjesë në sulmet ajrore në Siri, që kishin për synim disa baza të armëve kimike.












