Foshnja e braktisur po vdiste urie, policja e shtetit e ushqen me gji (Foto/Video)

Të qarën e një foshnjeje të braktisur në pyll e kishte dëgjuar një grua, e cila menjëherë kishte njoftuar policinë për atë që kishte zbuluar. Shumë shpejt një police arriti në vendin e ngjarjes dhe vuri re se foshnja ende kishte të pashkëputur kordonin e kërthizës. Sipas ‘ShkodraNews’, së fundmi policja Luisa Fernanda Urrea ishte […]
Të qarën e një foshnjeje të braktisur në pyll e kishte dëgjuar një grua, e cila menjëherë kishte njoftuar policinë për atë që kishte zbuluar. Shumë shpejt një police arriti në vendin e ngjarjes dhe vuri re se foshnja ende kishte të pashkëputur kordonin e kërthizës.
Sipas ‘ShkodraNews’, së fundmi policja Luisa Fernanda Urrea ishte bërë nënë dhe kur ka kuptuar se foshnja ishte e uritur, menjëherë ka bërë veprimin që i ka prekur të gjithë. Ajo nuk ka ngurruar t’a marrë foshnjën e braktisur në krahë dhe t’a ushqejë atë me gji.













