Florian Qehaja merr ofertë nga AKR për postin e ministrit të Brendshëm

Florian Qehaja merr ofertë nga AKR për postin e ministrit të Brendshëm

AKR ia ka ofruar pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme Florian Qehajes, njohës i çështjeve të sigurisë. Qehaja e ka konfirmuar  se partia e Behgjet Pacollit, e ka kontaktuar, por se ai po e shqyrton ofertën dhe se akoma s’ka vendosur. Flamur Sefaj mund të mos e kishte menduar se firma e hedhur për […]

AKR ia ka ofruar pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme Florian Qehajes, njohës i çështjeve të sigurisë. Qehaja e ka konfirmuar  se partia e Behgjet Pacollit, e ka kontaktuar, por se ai po e shqyrton ofertën dhe se akoma s’ka vendosur.

Flamur Sefaj mund të mos e kishte menduar se firma e hedhur për revokimin e lejeve të qëndrimit për gjashtë gylenistët do t’i kushtonte me shkarkim nga detyra e Ministrit të Brendshëm që e mbajti për shtatë muaj, madje edhe largimin e tij duke qenë nën hetime.

Karriera e sapo nisur politike e Sefajt, ministrit të panjohur, u kurorëzua me një javë të bujshme, e më pas me shkarkim nga detyra. E, partia e Behgjet Pacollit, është afër vendosjes që postin e Ministrit të Brendshëm t’ia jap një tjetër personi që deri më tani nuk ka qenë direkt pjesë e politikës e as AKR’së.

Gazeta Express po ashtu ka biseduar shkurt Qehajen, e ai ka treguar se AKR e ka kontaktuar per pozitën e Ministrit të Brendshëm.

“S’ka asgjë të konfirmuar. Jam kontaktuar, por akoma jam duke e shqyrtuar”, ka thënë shkurt Qehaja.

Qehaja është drejtor i Qendrës Kosovare për Studime mbi Sigurinë dhe është autor i disa shkrimeve mbi sigurinë.

Florian  Qehaja është djali i ish-Gjeneralit shqiptar në Armatën Popullore të Jugosllavisë, Ramadan Qehajës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?