Facebook: 87 milion përdorues janë të prekur nga skandali “Cambridge Analytica”

Rrjeti më i madh social Facebook tha se 87 milion përdorues mund të kenë pasur akses në skandalin e Cambridge Analytica, pothuajse dyfishi i numrit që është raportuar më herët. Kjo deklaratë ka dalë të mërkuren, pas deklaratës së parë të publikuar nga shefi zyrtar i teknologjisë së Facebook, Mike Schroepfer. Gjigandi i medias sociale […]
Kjo deklaratë ka dalë të mërkuren, pas deklaratës së parë të publikuar nga shefi zyrtar i teknologjisë së Facebook, Mike Schroepfer.
Gjigandi i medias sociale po përballet me një shqyrtim mbi mbledhjen e të dhënave pas akuzave se firma këshilluese politike Cambridge Analytica mori të dhëna nga dhjetëra miliona përdorues të Facebook që është përpiqur të ndikoj në zgjedhjet presidenciale amerikane të mbajtura në vitin 2016.
Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg do të dëshmojë për herë të para kongresit amerikane më 11 prill të këtij viti, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Frank Pallone, përfaqësuesi nga New Jersey: “[Seanca] do të jetë një mundësi e rëndësishme për të hedhur dritë mbi çështjet kritike të privatësisë së të dhënave të konsumatorit dhe për të ndihmuar të gjithë amerikanët të kuptojnë më mirë se çfarë ndodh me informacionet e tyre personale në internet.”
“Ne nuk kërkojmë për të grumbulluar të drejta të reja, përdorimin ose shpërndarjen e të dhënave në Facebook,” tha Erin Egan, shefi zyrtar i privacisë të Facebook, dhe zëvendëskryetarja e përgjithshme Ashlie Beringer.
“Ne gjithashtu nuk do të ndryshojmë ndonjë zgjedhje private që është bërë në të kaluarën. Ne do të shpjegojmë se si ne të dhënat i kemi përdorur duke u bazuar në nevojat zyrtare dhe publikimeve që mund t’i ketë parë çdokush.”
Drejtuesit e Facebook thonë se “ne kurrë nuk do ta shesim informacionin tuaj askujt” dhe do të imponojmë “kufizime strikte mbi atë se si partnerët tanë mund të përdorin dhe të zbulojnë të dhënat”./Periskopi/












