Europarlamentari Fleckenstein: Shqipëria meriton hapjen e negoaciatave për anëtarsim në BE

Europarlamentari Fleckenstein: Shqipëria meriton hapjen e negoaciatave për anëtarsim në BE

“Shqipëria e meriton çeljen e pakushtëzuar të negociatave me BE-në”, deklaroi sot në Tiranë europarlamentari Knut Fleckenstein. Në një konferencë për shtyp, ai tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave duke theksuar se një proteste nuk mund të ndikojë në opinionin […]

Në një konferencë për shtyp, ai tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave duke theksuar se një proteste nuk mund të ndikojë në opinionin e Parlamentit Europian për hapjen e negociatave.

Në fjalën e tij, Fleckenstein bëri të ditur se gjatë vizitës dy ditore ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Sipas tij, Shqipëria është në rrugën e duhur. “Ne mendojmë se Këshilli i Europës duhet të çel në mënyrë të pakushtëzuar negociatat me Shqipërinë. Vizita ime në vendin tuaj vjen në kuadër të Konventës së Sofjes në Bullgari që do të mbahet në prill. Vizita ime është rutinë dhe zhvillova takime të rëndësishme. Mazhoranca dhe opozita duhet të punojnë bashkarisht për rrugën europiane të vendit. Opozita është normale që të jetë kritike ndaj, për mua ka rëndësi që edhe ajo shprehu frymë pozitive sa i takon negociatave”, vijoi Fleckenstein.

Duke folur për protestat, ai kërkoi që palët të ruajnë këtë të drejtë, por duhet zbatuar ligji dhe duhet ruajtur gjakftohtësia. “Protestat janë pjesë e demokracisë dhe është normale që dhe politika ka pjesën e saj në protesta. Ligji është i barabartë për të gjithë, si për qytetarin ashtu edhe për policinë. Rëndësi ka për mua që protesta të mos precipitojë në dhunë. A do ndikojë kjo tek opinioni i Parlamentit Europian për negociatat? Jo, nuk është një protestë që ndikon në opinionin e Parlamentit të Bashkimit Europian për çështjen e çeljes së negociatave”, tha Fleckenstein, raporton ATSH.

“Nëse do bllokoja rrugët e vendit tim do më vrisnin”, vijoi ai duke theksuar se ky është një mendim më shumë personal.

Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë që negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë sa i takon çështjes së detit të bëhet pengesë për hapjen e negociatave, ai tha se “pyetjeve të vështira të parlamentarëve europian dhe vendeve të BE-së ne i rezervojmë përgjigje pozitive për Shqipërinë. Nuk mendoj se çështja e kufirit detar me Greqinë do të ndikojë në hapjen e negociatave. Shqipëria dhe Greqia kanë zhvilluar tryeza pozitive për të zgjidhur problematikat mes tyre”, tha ai.

“Shqipëria ka plotësuar të gjitha kërkesat, ose të paktën është në rrugën e mbarë për ti plotësuar ato. Reforma në Drejtësi dhe Vetting-u ka nisur. Po ashtu një sërë çështjesh të tjera po ecin në rrugën e duhur. Nuk po them që janë realizuar por Shqipëria po punon fort për t’i realizuar ato dhe ne kemi besim se me bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës të arrihet ky qëllim”, tha Fleckenstein.

“Uroj që në shtator, që kam vizitën tjetër këtu, të jemi duke festuar çeljen e negociatave dhe të diskutojmë sfidat e tjera të mëdha që na presin”, përfundoi europarlamentari Knut Fleckenstein.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?