Erdogani i përleshjeve të qenve, ahengjeve të seksit: fotografitë e Stambollit kur bie terri

Erdogani i përleshjeve të qenve, ahengjeve të seksit: fotografitë e Stambollit kur bie terri

Luftërat me qenë dhe ahengjet e seksit: Erdogani që e fotografon Stambollin kur bie terri Një ditë në shtatorin e kaluar, Çagdas Erdogan e mori kamerën e tij në Parc Yogurtçu, një vend popullor në Stamboll afër stadiumit të futbollit të Fenerbahçes. Ai i bëri disa fotografi të qiellit të qytetit para se të gjente […]

Luftërat me qenë dhe ahengjet e seksit: Erdogani që e fotografon Stambollin kur bie terri

Një ditë në shtatorin e kaluar, Çagdas Erdogan e mori kamerën e tij në Parc Yogurtçu, një vend popullor në Stamboll afër stadiumit të futbollit të Fenerbahçes. Ai i bëri disa fotografi të qiellit të qytetit para se të gjente veten të akuzuar nga një zyrtar policor se kishte bërë një fotografi të ndërtesës së MIT-it [Milli Istihbarat Teskilati].

Kjo, tha Erdogan, është përdorur nga punëtorët e Organizatës së Inteligjencës Kombëtare të Turqisë.  Ai u arrestua me akuzën për terrorizëm. Pak orë më vonë, website-i i tij u qit offline dhe media e tij sociale u çaktivizua.

Erdogan, një turk kurd 26 vjear, është pjesë e SO Collective, një agjenci e pavarur e anonime fotografish e themeluar më 2013 nga fotogazetarët që, për shumë arsye, u futën në listën e zezë dhe u margjinalizuan nga mediat e ndikuara nga shteti. Grupi, fillimisht i quajtur Kolektivi i Gjendjes Emergjente, premtoi të garantonte “një burim alternativ informacioni” – që bënte fotografi të pandrequra e objektive të brengës qytetare dhe të autoritarizmit të forcuar të Turqisë nën presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Çagdas Erdogan ishte liruar me kusht muajin e kaluar dhe do të përballet me gjyqin në qershor. Nëse shpallet i fajshëm, do të mund të përballet me burgim prej 23 vjetësh. “Besoj që jam burgosur sepse kam qenë i gatshëm të tregoj padrejtësitë me të cilat përballet Turqia për çdo ditë,” më tha Erdogani nga Stambolli. “Por isha në gjendje të mbesja i motivuar sepse besoj që kam bërë gjënë e drejtë e të duhur.”

Fotografia e Erdoganit ka marrë shfaqje nga Circulatations, një festival i ri parisien i fotografisë. Mund vetëm të shpresohet që vizitorët të jenë të gatshëm për atë që panë sepse fotografitë bardh-e-zi të Erdoganit të jetës së natës në Gazi – një zonë urbane e varfëruar deri në veri të Stambollit – nuk janë për ata me zemër të dobët. Erdogani shkrepi foto të përleshjeve ilegale të qenëve, të hedonizmit underground në ahengjet e seksit, dhe të dhunës kaotike të protestave të armatosura në rrugë të mbushura me të rinj me maska dhe armë, shkruan Periskopi.

Pasi nuk e mori një diplomë për sociologji për të ndjekur rrugën e fotografisë më 2013, Erdogani e zhyti veten në Gazi, i njohur për komunitetin kurd. Atje, ai shpejt mori besimin e njerëzve të underground-it – duke pasur qasje në fotografimin e subkulturës që ka gjetur rrugën për t’u rebeluar kundër konservatorizmit shtypës të Turqisë bashkohore. Shpesh ilegal, këto janë ambiente sekrete e të rrezikshme, e megjithatë subjektet e fotografive të Erdoganit janë në momente shumë intime dhe ekspresive. Rezultatet e kësaj ndërmarrjeje janë të hatashme, dhe të pakompromis. “Shpesh jam ndjer në rrezik,” thotë ai, “por kam mësuar sesi të përballem me të.”

“Trafikimi i drogës, prostitucioni, përleshjet e qenve, dhe protestat – në shikim të parë, këto veprimtari duken të ndryshme, por të gjitha e kanë të njëjtën rrënjë, të njëjtin motiv. Turqia i ka dhënë platformë njëfarë ideologjie – dhe kushdo që ka mendime kundërshtuese dënohet. Ata janë të lejuar të frymojnë vetëm në terr. Qe pse i fotografoj.” – tha Erdogani.

“Në Turqinë moderne,” tha ai, “çdokush me orientim seksual të margjinalizuar është i obliguar të fshehë seksualitetin e tij. Ata më kanë lejuar mua që t’i fotografoj. Kjo ka qenë një përvojë mahnitëse.” – vazhdoi ai.

Por këto fotografi mund t’i kushtojnë rëndë atij. Prokurorët kanë thënë që fotografitë e Gazi-t janë dëshmi se ai është anëtar i një organizate terroriste” dhe “shpërndarje e propagandës për një organizatë terroriste”. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?