Erdogan sfidon fuqitë e mëdha: Turqia mund të pushtojë këdo pa miratimin e askujt

Turqia është e aftë të kryejë operacione kundër “terroristëve” pa kërkuar miratimin e shteteve tjera, tha Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. “Këto ditë Turqia ka zbuluar organizatat terroriste jashtë kufijve të saj dhe ka hyrë në strofullat e tyre. Ata po përpiqen të ikin, por ne jemi duke i ndjekur,” tha Erdogan gjatë një […]
“Këto ditë Turqia ka zbuluar organizatat terroriste jashtë kufijve të saj dhe ka hyrë në strofullat e tyre. Ata po përpiqen të ikin, por ne jemi duke i ndjekur,” tha Erdogan gjatë një ngjarje në hapjen e një shkolle të re në Stamboll.
“Ata janë arratisur drejt Afrinit të Sirisë dhe Sinjarit të Irakut. Ne e kemi paralajmëruar Bagdatin ose ata duhet të merrën me atë, ose do të merrem ne me ata. Ne nuk po mendojmë për të pritur miratimin nga të tjerët për të ndërhyrë,” shtoi ai, duke iu referuar operacionit ushtarak turk të koduar “Krahët e Ullirit”, që është duke u zhvilluar në Afrin të Sirisë kundrejt Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK).
Ankaraja e ka kontaktuar disa herë qeverinë irakiane për të pastruar militantët e PKK-së dhe bashkëpunëtorët e tyre nga Sinjari, veçanërisht pasi ushtria turke përfundoi operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë.
Operacioni “Krahët e Ullirit” ka zgjatur 58 ditë që kishte filluar nga data 20 janar dhe kishte për qëllim që të luftojë Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd të Sirisë (YPG) nga Afrin, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.
“Në Afrin 3, 872 terroristë janë neutralizuar,” tha Erdogan duke nënkuptuar se kurdët janë vrarë, dorëzuar ose arrestuar.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë tha se 46 ushtarë u janë vrarë ndërsa 163 të vrarë i kanë takuar koalicionit të përbashkët – Ushtrisë Siriane të Lirë (FSA)./Periskopi/












