Erdogan nuk ndalet, ‘godet’ Haradinajn përsëri

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vazhduar të sulmojë kryeministrin Ramush Haradinaj. Në një tjetër tubim të partisë së tij, AK Parti, ai e ka falënderuar Presidentin Hashim Thaçi për operacionin e arrestimit të 6 turqve dhe sërish e ka quajtur të turpshëm vendimin e kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë të […]
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vazhduar të sulmojë kryeministrin Ramush Haradinaj.
Në një tjetër tubim të partisë së tij, AK Parti, ai e ka falënderuar Presidentin Hashim Thaçi për operacionin e arrestimit të 6 turqve dhe sërish e ka quajtur të turpshëm vendimin e kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë të qeverisë.
“Duke i pritur familjet e terroristëve të FETO-s, Haradinaj ka bërë të njëjtën gjë kur Franca i priti në Pallatin Elize terroristët kurdë”, ka thënë Erdogan.
Sipas tij, ky nuk do të jetë as operacioni i parë dhe as i fundit, dhe se kosovarët duhet të kërkojnë llogari për atë që ka bërë Haradinaj.












