Erdogan kërkon edhe arrestimin e udhëheqësit gylenist që ndodhet në Shqipëri

Erdogan kërkon edhe arrestimin e udhëheqësit gylenist që ndodhet në Shqipëri

Gjykata e Lartë në Turqi ka lëshuar një numër kërkesash ekstradimi për 54 pjesëtarë të rrjetit të klerikut në arrati Fetullah Gylen në të gjithë botën. Kërkesat u janë dërguar 24 shteteve, mes të cilëve edhe Shqipërisë për një shtetas turk që ndodhet. Sipas informacioneve në Shqipëri ndodhet një nga udhëheqësit e FETO-s me emrin […]

Gjykata e Lartë në Turqi ka lëshuar një numër kërkesash ekstradimi për 54 pjesëtarë të rrjetit të klerikut në arrati Fetullah Gylen në të gjithë botën. Kërkesat u janë dërguar 24 shteteve, mes të cilëve edhe Shqipërisë për një shtetas turk që ndodhet. Sipas informacioneve në Shqipëri ndodhet një nga udhëheqësit e FETO-s me emrin Nevzat Ayvaci.

Në kuadër të seancës kryesore gjyqësore kundër organizatës terroriste Fetullahci/struktura paralele shtetërore (FETO), Turqia ka kërkuar ekstradimin e 54 të akuzuarve për të cilët është konstatuar se janë arratisur jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Seanca kryesore kundër FETO-s zhvillohet në Gjykatën e 4-t Penale në Ankara kurse gjykata në Ministrinë turke të Drejtësisë ka dorëzuar kërkesat për ekstradimin e 54 të arratisurve në gjithsej 24 shtete.

Liderët e FETO-s, të cilat janë të pandehurit në seancën kryesore gjyqësore, përfshirë edhe udhëheqësin e kësaj organizate Fetullah Gülen, kanë ikur nga organet e ndjekjes turke dhe është konstatuar se ata ndodhen në 24 vende të botës.

Turqia do të kërkojë ekstradimin e të arratisurve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe, Izraeli, Gjermania, Belgjika, Norvegjia, Moldavia, Nigeria, Kamboxhia, Tajlanda, Madagaskari, Malta, Burkina Faso, Mozambiku, Egjipti, Turkmenistani, Kirgistani, Kazakistani, Shqipëria, Holanda, Togo, Republika e Afrika e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani.

Përveç udhëheqësit të FETO-s Gülen, Turqia ndër të tjera nga autoritetet e SHBA-së kërkon ekstradimin e ish-kryeredaktorit të gazetës “Zaman” Ekrem Dumanli, imamin e FETO-s në gjyqësor Ahmet Cana, Sekretarin e Përgjithshëm Cevdet Turkyolu, imanin e FETO-s në akademinë e policisë dhe ushtarisë Sait Aksoy, krye koordinatorin e FETO-s jashtë shtetit Ali Ursavaş, ish-kreun e Bordit të Bankës – Asia Mustafa Talat Katircioglu dhe Seref Ali Tekalan, i cili vitin e kaluar u emërua Rektor i Universitetit të North America në Teksas.

Nga SHBA-të kërkohet ekstradimi edhe i ish-Drejtori i Përgjithshëm të ish-gazetës “Zaman” Recep Uzanlli, mjekët personal të Gülenit, Tuncay Delibasi dhe Kudret Unal si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të TUSKON Mustafa Muhammet Gunay.
Turqia nga Britania e Madhe kërkon ekstradimin e të arratisurit të FETO-s, në mesin e të cilëve është kreu i Koza-Ipek Holding, Hamdi Akin Ipek dhe ish kryetar i Bordit të Asia bank Ali Çelik.

Një nga kërkesat për ekstradim do t’i dërgohet edhe autoriteteve të Shqipërisë ku sipas informacioneve ndodhet një nga udhëheqësit e FETO-s Nevzat Ayvaci.
Nga Gjermania, Turqia kërkon ekstradimin e të arratisurve, në mesin e tyre Abdullah Aytamaz i cili konsiderohet si personi i dytë në hierarkinë e organizatës terroriste FETO.
Në mesin e kërkesave të përgatitura për ekstradim në Turqi është edhe Mustafa Ozcan, i cili njihet si imami i FETO-s për Ballkanin dhe që është vendosur në Kazakistan.
Turqia po për një total prej pesë të pandehurve kërkon ekstradimin nga disa shtete ku është vërtetuar se kanë qëndruar.

Këta janë të arratisurit e FETO-s kundër të cilëve në Ankara është ngrituar aktakuza para 15 korrik 2016 dhe tentimit të dështuar të grusht shtetit ushtarak të kryer nga anëtarët e organizatës terroriste të cilët më parë ishin infiltruar në ushtri, polici dhe institucionet e tjera turke.

Grupi, ndër të tjera, akuzohet edhe për përpjekje për të marrjes të institucioneve shtetërore, rrënimin e rendit kushtetues-ligjor në Turqi dhe të krijmin e një oligarkie autoritare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?