Enver Hoxhaj kapet duke tymosur duhan në ambient të mbyllur (Foto)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është parë sot pasdite duke tymosur cigare në një lokal në qendër të kryeqytetit. Në fotografitë e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar shihet zëvendëskryeministri duke pirë cigare brenda një lokali në qendër të Prishtinës. Pirja e duhanit në ambiente të mbyllura është e ndaluar me Ligjin Anti-Duhan. […]
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është parë sot pasdite duke tymosur cigare në një lokal në qendër të kryeqytetit.
Në fotografitë e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar shihet zëvendëskryeministri duke pirë cigare brenda një lokali në qendër të Prishtinës.
Pirja e duhanit në ambiente të mbyllura është e ndaluar me Ligjin Anti-Duhan.
KALLXO.com ka kontaktuar zëvendëskryeministrin Hoxhaj dhe e ka pyetur për këtë çështje.
Enver Hoxhaj ka thënë se nuk pi duhan, por nuk e ka mohuar se ka tymosur një cigare.
“A, nuk e pij duhani, por ndera nuk kthehet mbrapa këtë të diele”, është përgjigjur Hoxhaj.













