Edi Rama për taksën: Ne po duam ta shpëtojmë Rrugën e Kombit

Edi Rama për taksën: Ne po duam ta shpëtojmë Rrugën e Kombit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Rruga e Kombit kërkon investime dhe mirëmbajtje. Në ‘Opinion’, i pari i Qeverisë tha se është njeriu i fundit i interesuar për një gjë të tillë që shkakton pakënaqësi në popull. “Rruga e Kombit po bie, është e kërcënuar nga një kërcënim i pakthyeshëm. Ka rrëshqitje dhe […]

Në ‘Opinion’, i pari i Qeverisë tha se është njeriu i fundit i interesuar për një gjë të tillë që shkakton pakënaqësi në popull.

“Rruga e Kombit po bie, është e kërcënuar nga një kërcënim i pakthyeshëm. Ka rrëshqitje dhe u përpi një biznes i tërë, për fat të mirë nuk ka pasur viktima por mund të kishte edhe dhjetëra të vdekur nëse do të kishte ndodhur në prani të njerëzve. Rruga e Kombit ka 34 vatra, pika rreziku që në çdo moment mund të ketë rrëshqitje dheu. Rruga e Kombit është bërë pa studim gjeologjik, vetëm dëmin për hapjen e parakohshme e ka pasur 150 milionë euro. Ajo paguhet çdo vit, për borxhet e të shkuarës paguhen 110 milionë dollarë interesa dhe principate në vit, Rruga e Kombit merr 42 milionë dollarë çdo vit. Pyetja është shumë e thjeshtë, unë jam Kryeministri i vendit, jam njeriu më i painteresuar që të vë taksa, tarifa, dhe detyrime, sepse të gjitha këto sjellin pakënaqësi”, ka thënë Rama.

Ai ka arsyetuar qytetarët që thonë se janë të pakënaqur me vendosjen e kësaj takse, por sipas tij nuk ka mënyrë tjetër për ‘shpëtimin’ e kësaj rruge.

“Zgjidhja është shumë e thjeshtë, ose unë mbyll sytë dhe nuk i hyj këtij telashi, rri e shikoj rehatinë tim në karrige. Nuk hyj në asnjë lloj konflikti me këta njerëz që kanë absolutisht të drejtën e tyre të ndihen të pakënaqur me këtë masë dhe e lë këtë punë që pas disa vitesh vrafshin veten, siç e lënë ata të tjerët më parapara, ku me vrafshin veten na lanë gropa që jemi përpjekur dhe po përpiqemi t’i mbushim. Duam ne që ta shpëtojmë Rrugën e Kombit, apo tua lëmë faturën po këtyre të mjerëve që 8-10 vjet më vonë do ta paguajnë me fatura shumë më të kripura”, tha Kryeministri Edi Rama në Tv Klan.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?