Edhe sot pushim për institucionet e Kosovës, shikoni festat zyrtare gjatë vitit

Edhe sot pushim për institucionet e Kosovës, shikoni festat zyrtare gjatë vitit

  Sot në të gjitha institucionet publike të Kosovës është ditë pushim. Kjo për shkak të Pashkëve Katolike që kanë qenë ditën e djeshme. Sipas Ligjit për Festa zyrtare nëse festa i bie të jetë të shtunën ose të dielën atëherë kompensimi i saj bëhet në një ditë të punës, që zakonisht bëhet të hënave. […]

 

Sot në të gjitha institucionet publike të Kosovës është ditë pushim. Kjo për shkak të Pashkëve Katolike që kanë qenë ditën e djeshme.

Sipas Ligjit për Festa zyrtare nëse festa i bie të jetë të shtunën ose të dielën atëherë kompensimi i saj bëhet në një ditë të punës, që zakonisht bëhet të hënave.

Kështu për shembull 17 Shkurti, dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës i ka rënë që të jetë e shtunë, atëherë institucionet nuk kanë punuar të hënën më 19 shkurt.

Edhe sivjet shpesh bie që festat të jetë të shtunën ose të dielën ndërsa të pushohet në ditën pasuese të punës.

Dje (1 prill) është festuar festa e Pashkëve ndërsa sot është ditë pushim. Njëjtë do të jetë edhe javën që vjen.

Më 8 prill ( e diel) është dita e Kushtetutës dhe po ashtu janë edhe Pashkët Ortodokse. Të hënën më 9 prill në kalendarin e festave zyrtare është ditë pushimi. Por, cilat janë ditët e festave që institucionet e Kosovës e kanë pushim, shkruan KosovaPress.

Pas 9 prillit, ditë pushimi do të jetë edhe për 1 Maj që i bie të jetë e martë. Po në maj do të jetë edhe një festë tjetër. 9 maji është Dita e Evropës por në Kosovë ka hyrë në kalendarin e festave zyrtare.

Pushim institucionet publike do ta kenë edhe më 15 qershor, kur është dita e Bajramit të Madh që i bie të jetë ditën e premte.

Ndërsa më shumë se dy muaj më pas, pra më 21 gusht do të jetë festë e që është dita e Bajramit të Vogël që i bie të jetë e martë.

Prej gushtit e deri më 25 dhjetor kur janë edhe Krishtlindjet katolike, në kalendarin e festave zyrtare nuk është shënuar ndonjë ditë.

Por pavarësisht kësaj ka disa vjet që për 28 Nëntor, dita e pavarësisë së Shqipërisë është ditë pushimi, pasi që kjo festë ka hyrë vetëm në kalendarin e festave memoriale por jo edhe në atë zyrtare.

Deputetët e Kosovës kanë kërkuar që ligji për Festat Zyrtare të ndryshohet por një gjë e tillë ende nuk është shqyrtuar në Parlament.

Festat zyrtare në Kosovë janë:

Viti i Ri – 1 dhe 2 janar

Krishtlindjet Ortodokse

Dita e Pavarësisë së Kosovës – 17 Shkurti

Pashkët Katolike

Pashkët Ortodokse

Dita Ndërkombëtare e Punës 1 – maj

Dita e Evropës – 9 maj

Bajrami i Madh

Bajrami i Vogël

Krishtlindjet katolike

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?