Vjen një reagim i ashpër nga Turqia: Kosova ka obligim t’i mbrojë shtetasit turq e zyrtarët

Vjen një reagim i ashpër nga Turqia: Kosova ka obligim t’i mbrojë shtetasit turq e zyrtarët

  Ministria e Jashtme e Turqisë ka bërë një reagim duke i quajtur të pabaza dhe manipulime mediale pohimet se 6 gylenistët janë mbajtur ne Ambasadën e Turqisë në Prishtinë. Ofensiva që e nisi dje Erdogan ndaj Kosovës ka vazhduar nga diplomacia turke e cila ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë që të kenë kujdes […]

 

Ministria e Jashtme e Turqisë ka bërë një reagim duke i quajtur të pabaza dhe manipulime mediale pohimet se 6 gylenistët janë mbajtur ne Ambasadën e Turqisë në Prishtinë. Ofensiva që e nisi dje Erdogan ndaj Kosovës ka vazhduar nga diplomacia turke e cila ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë që të kenë kujdes me ambasadën e tyre në Kosovë.

Brenda 24 orëve të fundit, Kosova i kanë ardhur dy kërcënime nga Turqia. I pari ishte kërcënimi i Erdoganit ndaj Haradinajt ndërsa tjetri është i Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke, e cila i bën thirrje Kosovës të ketë kujdes me Ambasadën turke në Prishtinë. Gjithë këto zhvillime po ndodhin pas kidnapimit dhe pastaj depërtimit të gjashtë gylenistëve në Turqi.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka komentuar protestat para ambasadës turke në Prishtinë, por edhe për shkrimet e mediave.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Hami Aksyou në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e MPJ-së turke ka thënë se fytyra e organizatës së Gylenit “është ekspozuar me veprimet kundër Turqisë”.

Në këtë komunikatë është thënë se Kosova e ka përgjegjësinë për sigurinë e shtetasve turqt, misioneve dhe zyrtarëve tjerë.

“Fytyra e vërtetë e organiztës Feto përsëri është duke u ekspozuar në gjithë botën me veprimet e tyre kundër Turqisë dhe misioneve të saj. Autoriteteve të  Kosovës u është  rikujtuar se siguria e shtetasve turq, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive në  vend është  kryekëput përgjegjësi e Kosovës si vend pritës dhe presim që  të  veprojnë  në  kuadër të  obligimeve të  tyre ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme turke,

Aksyou ka kërkuar nga Kosova që të kenë kujdes ndaj veprimeve që ndërmarrin për “gylenistët”.

Kanë kritikuar edhe mediat për lajmet provokuese që sipas MPJ-së turke, synojnë të sulmojnë ambasadoren e Turqisë. “Ne gjithashtu presim që  miqtë  tanë  të  kenë  një  qasje të  kujdesshme dhe të  pakompromis ndaj veprimeve  të  këtyre anëtarëve të  organizatës terroriste dhe qarqeve që  i mbështesin ato.Nga ana tjetër, lajmet provokuese në  mediet që  kanë  për qëllim Ambasadën tonë, vecanërisht Ambasadoren tonë , duke pohuar se njerëzit që  u deportuan nga Kosova ishin në  Ambasadën tonë  në  Prishtinë  janë  të  pabazuara. Ne gjithashtu hedhim poshtë  dhe dënojmë  me forcë manipulimet e tilla të  dëmshme të  medieve”, përfundon komunikata.

Ky reagim ka ardhur pas raportimeve se ambasadorja e Turqisë ka qenë e përfshirë në ekstradimin e 6 shtetasve turq.

Për ekstradimin e “gylenistëve” është protestuar disa herë edhe para ambasadës turke në Kosovë, por edhe para qeverisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?