​Rriten tensionet tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit

  Lufta tregtare mes Kinës dhe SHBA-së nuk ka qenë kurrë kaq pranë, Pekini u shfaq i paluhatshëm dje përballë ofensivës së Donald Trump që kërcënon të trefishojë taksat mbi importet kineze. Deklaratat armiqësore janë bërë të përditshme këtë javë sa nga njëra anë e Paqësorit dhe ana tjetër, raporton ATSH. “Kina do të luftojë […]

Lufta tregtare mes Kinës dhe SHBA-së nuk ka qenë kurrë kaq pranë, Pekini u shfaq i paluhatshëm dje përballë ofensivës së Donald Trump që kërcënon të trefishojë taksat mbi importet kineze.

Deklaratat armiqësore janë bërë të përditshme këtë javë sa nga njëra anë e Paqësorit dhe ana tjetër, raporton ATSH.

“Kina do të luftojë me forcë dhe vendosmëri nëse SHBA-ja do të publikojë një listë të re të taksave mbi importet kineze”, paralajmëroi sot zëdhënësi i ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.

“Kjo dëmton interesat jetësore të Kinës dhe dëmton edhe më shumë interesat e përbashkëta të ekonomisë botërore. Të përballur me një situatë të tillë, ne duhet të luftojmë me vendosmëri”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër presidenti amerikan kishte njoftuar se “i ka kërkuar Ministrisë së Tregtisë të shqyrtojë nëse 100 miliardë dollarë shtesë tarifa doganore mund të miratohen duke aplikuar nenin 301 (mbi pronën intelektuale) dhe, në këtë rast, të identifikohen produktet mbi të cilat mund të imponohen”.

Këto tarifa të reja i shtohen rreth 50 miliardë dollarëve taksa që janë vendosur më 3 prill nga Uashingtoni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?