Diplomati shqiptar promovon libra për Kosovën

Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë janë promovuar librat “Lufta e Kosovës në labirintet diplomatike” dhe “Në Gjenevën për Kosovën-fjalime në institucione ndërkombëtare 1998-2002” të autorit Ksenofon Kristafi. Drejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Beqir Ismaili tha se përmes këtyre dy librave janë informuar forumet ndërkombëtare për zhvillimet në Kosovë gjatë periudhës 1998-2002. Kurse, ish zëvendës […]
Drejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Beqir Ismaili tha se përmes këtyre dy librave janë informuar forumet ndërkombëtare për zhvillimet në Kosovë gjatë periudhës 1998-2002.

Kurse, ish zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Pëllumb Xhufi tha se Kosova ka bërë një hap të madh në momentin kur rinia morën armët dhe vendosën që të fitojnë lirinë e vendit.

Sipas tij çështje e Kosovës në kohën e krizës së saj u kthye në çështje parësore për shtetin shqiptar, dhe ndikim të madh në këtë luajti edhe diplomati Ksenofon Kristafi.
Kurse, ish ministri i Kulturës në Shqipëri, Moikom Zeqo tha se çështja e Kosovës është një çështje e habitshme e shekullit 20 e cila ka gjetur zgjidhje për vetën e saj duke arritur fitoren e lirisë.

Zeqo tha se librat e autorit Ksenofon Kristafit janë libra të vërtetë për shkak të kronologjisë të ngjarjeve që ndodhën në Kosovë.
Duke u bazuar në këto dy libra Zeqo çështjen e Kosovës e ka ndarë në disa periudha, si ajo pas shpërbërjen së Perandorisë Osmane e deri tek demonstratat e studentëve të viteve 1981.
E autori i këtyre dy titujve që sot u promovuan, Ksenofon Kristafi tha se Kosova ka qenë dhe mbetet pjesë e rëndësishme e formimit qytetar dhe kulturor për çdo shqiptar kudo që është.
Me pozitën e tij si ambasador i Shqipërisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave tjera me seli në Gjenevë, Kristafi tha se angazhoi studentë shqiptar kudo që ndodheshin për t’i vënë në shërbim të Kosovë.
Ai tha se fjalimet e botuara në librin “Në Gjenevën për Kosovën-fjalime në institucioneve ndërkombëtare 1998-2002” janë fjalimet që kanë sensibilizuar opinionin shqiptar për gjendjen e Kosovës gjatë periudhës 1998-2002.
Sipas tij misioni diplomatik shqiptar në Gjenevë ka dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Diplomati shqiptar, Ksenofon Kristafi kërkoi që populli shqiptar duhet të punoj jo për tu ndarë, por për të qenë bashkuar.

Në këtë promovim të këtyre dy titujve “Lufta e Kosovës në labirintet diplomatike” dhe “Në Gjenevën për Kosovën-fjalime në institucione ndërkombëtare 1998-2002” të diplomatit Ksenofon Kristafi morën pjesë edhe figura të njohura politike e intelektuale të vendit si Rexhep Qosja, Albin Kurti, Hajredin Kuçi etj.












