E tmerrshme: Qeni i shtëpisë mbyt nënë e bir me prejardhje nga Kosova

E tmerrshme: Qeni i shtëpisë mbyt nënë e bir me prejardhje nga Kosova

  Qeni i shtëpisë, i racës Staffordshire-Terrier me emrin “Chico”, ka jetuar tetë vite së bashku me Lezime K. (52 vjeçe) dhe të birin e saj, 27 vjeç, në një banesë me katër dhoma, në Hannover. Ndërsa mbrëmjen e të martës “Chico” i urtë, u bë papritur vrasës i të dyve, shkruan Bild.de. Të martën […]

Qeni i shtëpisë, i racës Staffordshire-Terrier me emrin “Chico”, ka jetuar tetë vite së bashku me Lezime K. (52 vjeçe) dhe të birin e saj, 27 vjeç, në një banesë me katër dhoma, në Hannover. Ndërsa mbrëmjen e të martës “Chico” i urtë, u bë papritur vrasës i të dyve, shkruan Bild.de.

Të martën në mbrëmje, e bija e Lezimes, 25 vjeçare, po merakosej pasi që nuk mund t’i merrte në telefon nënën dhe vëllanë, transmeton Albinfo.ch. Dikur vajza shkoi te banesa dhe ajo që pa nga dritarja ishte e tmerrshme: vëllai i saj i vdekur, i shtrirë në dysheme. Ajo alarmoi shpejt policinë dhe kur policët erdhën, 25 vjeçarja i paralajmëroi të kishin kujdes nga qeni. Policët me pajisje speciale e neutralizuan qenin dhe e futën në kafaz.

“Mbështetur në hetimet e deritashme ne mund të vijmë në përfundim se qeni ka shkaktuar vdekjen e të dyve”, ka thënë një zëdhënës i policisë. Por mënyra se si ka ndodhur kjo, është ende e paqartë.

Qentë e racës Staffordshire Terrier konsiderohen si jashtëzakonisht të fuqishëm, luftarakë dhe të patrembur. Fqinjët e kanë dëgjuar shpeshherë këtë qen duke lehur dhe e konsideronin si agresiv. Ata mendojnë se gruaja e hendikepuar dhe i biri i saj shtatanik (me trup të pazhvilluar) ishin të mbingarkuar me përkujdesjen për qenin.

Para dy vitesh një inspektor për mbrojtjen e kafshëve i kishte vizituar pasi që ishte njoftuar se qeni qëndronte në ballkon dhe nuk dilte pothuaj fare.

Prokuroria ka urdhëruar bërjen e obduksionit të dy viktimave për të gjetur shkaktarin e vdekjes së tyre.

Autoritetet pastaj do të vendosin nëse do të mbytet qeni ose jo. Deri atëherë ai do të mbahet në një strehimore kafshësh.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?