Dy kandidatë për president të Malit të Zi paralajmëruan tërheqjen e njohjes për Kosovën

Dy kandidatë për president të Malit të Zi paralajmëruan tërheqjen e njohjes për Kosovën

  Problemit të demarkacionit Kosovë-Mali i Zi i erdhi fundi, por duket se në shtetin malazez ka ende liderë që kundërshtojnë ashpër pavarësinë e Kosovës. Sot ku po mbahen zgjedhjet presidenciale atje, dy nga kandidatët për të parin e shtetit gjatë fushatës kanë paralajmëruar tërheqjen e njohjes për Kosovën. Kandidati opozitar, Marko Milaçiq dhe ai […]

 

Problemit të demarkacionit Kosovë-Mali i Zi i erdhi fundi, por duket se në shtetin malazez ka ende liderë që kundërshtojnë ashpër pavarësinë e Kosovës.

Sot ku po mbahen zgjedhjet presidenciale atje, dy nga kandidatët për të parin e shtetit gjatë fushatës kanë paralajmëruar tërheqjen e njohjes për Kosovën.

Kandidati opozitar, Marko Milaçiq dhe ai nga koalicioni serb, Dobrilo Dedeic kishin thënë se njohja e Kosovës nga Mali i Zi ishte një gabim.

Milaçiq gjatë një tubimi kishte deklaruar se qeveria malazeze ka manipuluar me popullin kur e ka njohur Kosovën.

“Qeveria malazeze manipuloi me popullin e vet në lidhje me Kosovën. Do të insistojë në anulimin e vendimit të njohjes së këtij shteti”, kishte thënë Milaçiq.

Më i ashpër ishte, Dobrilo Dedeic.

Ai kishte theksuar se do ta tërheq edhe ambasadorin malazez në Kosovë. Madje kishte akuzuar Gjukanoviqin se po gënjen kur po thotë se tërheqja e njohjes është e pamundur.

Por, shqiptarët në Malin e Zi duket se kanë vendosur ta votojnë kandidatin favorit, Milo Gjukanoviq.

Gjukanoviq madje ditë më parë kishte thënë se Serbia e ka humbur përfundimisht Kosovën. Deklaratë e cila nxiti reagime të ashpra në shtetin serb.

Për ta votuar Gjukanoviqin kishte bërë thirrje edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, transmeton lajmi

Gjukanoviq madje në një intervistë ditë më parë kishte premtuar se do ta respektonte marrëveshjen për korrigjimin e demarkacionit.

Në garë për president në Mal të Zi janë gjithsej 7 kandidatë. Votimet kanë nisur nga ora 07:00 dhe mbyllen në orën 20:00.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?