DW: Ekstradimi i 6 turqve mund të ketë pasoja për Kosovën

DW: Ekstradimi i 6 turqve mund të ketë pasoja për Kosovën

  Kosova do të hetojë ekstradimin e gjashtë të dyshuarve të lëvizjes së Fethullah Gylen, FETO. Operacioni mund të ketë pasoja për vendin, pasi Kosova kërkon të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj urdhëroi të shtunën një hetim për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në një operacion, […]

 

Kosova do të hetojë ekstradimin e gjashtë të dyshuarve të lëvizjes së Fethullah Gylen, FETO. Operacioni mund të ketë pasoja për vendin, pasi Kosova kërkon të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj urdhëroi të shtunën një hetim për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në një operacion, që ai thotë se ishte urdhëruar pa dijeninë e tij.

Ankara pretendoi se gjashtë burrat ishin anëtarë të lëvizjes së Fethullah Gylenit, klerikut turk me qëndrim në SHBA.

Grupi përfshiu pesë mësues nga një shkollë e Gylenit dhe një mjek, të cilët u ekstraduan të enjten në Turqi në një operacion për ekstradim nga Ministria e Brendshme e Kosovës dhe shërbimi i spiunazhit (AKI) së bashku me Organizatën Kombëtare të Inteligjencës të Turqisë (MIT), shkruan DW.

Pas një takimi urgjent me personelin e sigurisë kombëtare, Haradinaj përsëriti se ai nuk ishte informuar për operacionin, gjë që e ka shtyrë të shkarkojë ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi.

“Ata ishin të detyruar të më informonin [për dëbimin], ata nuk e kishin bërë këtë, ata nuk kishin besim të mjaftueshëm për ta ndarë rastin me mua, prandaj nuk u besoj më shumë atyre, ata kanë humbur besimin tim”, tha ai

Haradinaj tha se ai kishte urdhëruar secilën prej institucioneve të përfshira që “të angazhohen plotësisht në sqarimin e përgjegjësive institucionale, shkeljeve të mundshme kushtetuese dhe ligjore dhe menjëherë të ndërmarrin hetime gjithëpërfshirëse dhe të detajuara”.

Turqia fajëson Gylenin për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016 në Turqi, një veprim që lëvizja e tij e ka mohuar.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se ai ishte ‘i pikëlluar’ nga se Haradinaj e kishte shkarkuar premten ministrin e Brendshëm dhe shefin e AKI-së për deportimin e gjashtë shtetasve turq pa lejen e tij.

Erdogan tha se Haradinaj do ta paguajë për veprimet e tij.
“Që kur keni filluar të mbroni ata që punuan për të bërë një grusht shteti kundër Republikës Turke?”, tha ai.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu Agency  i përshkroi burrat si persona të lartë në lëvizjen Gulen.

Prokurori i Stambollit po heton njerëzit që sipas Anadolu, po organizonin lëvizjen e Gylenistëve nga Turqia në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e Evropës.
Turqia e ka quajtur lëvizjen Gulen një organizatë terroriste, qëllimi i së cilës është të rrëzojë qeverinë.

Florian Bieber, ekspert i Ballkanit në Universitetin e Grazit në Austri, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se incidenti mund të ishte i dëmshëm për Kosovën, një vend që po përpiqet të ndërtojë lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.

“Sigurisht që do të dëmtojë Kosovën, si për të hedhur dyshime mbi sundimin e ligjit dhe autoritetin politik, dhe për bashkëpunimin me një regjim që është autoritar dhe gjithnjë e më antagonist ndaj BE”, tha Bieber për Reuters.

Ndaj arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq ka reaguar edhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Human Right Watch” (HRW).
“Përveç arrestimeve të diskutueshme, ata u dërguan në një vend ku ata përballen me një rrezik serioz të torturës”,  tha HRW në një deklaratë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?