Duterte: Nëse aeroplani im eksplodon, CIA është përgjegjëse

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka lëshuar disa kritika në drejtim të SHBA-së, duke e akuzuar atë për mungesën e “fjalës së nderit”, dhe sugjeruar që Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës (CIA) është përgjegjëse në rast të vrasjes së tij. Gjatë një fjalimi në Manila të enjten, Duterte kritikoi qeverinë amerikane për ndalimin e shitjes […]
Gjatë një fjalimi në Manila të enjten, Duterte kritikoi qeverinë amerikane për ndalimin e shitjes së armëve në Filipine për shkak të shqetësimeve të të drejtave të njeriut, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
“Së fundmi, nëse ndonjëherë shpërthen aeroplani im, ose nëse shpërthen ndonjë bombë, ju mund ta pyesni CIA-n,” u tha Duterte një grupi të fermerëve dhe peshkatarëve në pallatin presidencial të Malacanangas.
Nuk ishte hera e parë që presidenti filipinas e akuzon CIA-n për komplot ndaj tij.
Në vitin 2016, një grup i filipinasve në Vietnam i kishin thënë atij se një raport thotë se “ezkiston një plan për vrasjen time”. Në vitin 2017 ai kishte deklaruar se “Nëse vdes unë, prapa vrasjes qëndron Amerika.”/Periskopi/












