Dua Lipa në intervistën për The Guardian tregon se si Serbia ia persekutoi gjyshin, Seit Lipën

Dua Lipa në intervistën për The Guardian tregon se si Serbia ia persekutoi gjyshin, Seit Lipën

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka folur për origjinën e saj, teksa ka goditur regjimin e Sllobodan Millosheviqit në një intervistë për gazetën britanike, The Guardian. Fillimisht, ajo ka treguar rreth refuzimit të gjyshit të saj për të pranuar okupimin e Kosovës nga Serbia. Dukagjin Lipa (babai i Duas) është djali i historianit […]

Fillimisht, ajo ka treguar rreth refuzimit të gjyshit të saj për të pranuar okupimin e Kosovës nga Serbia. Dukagjin Lipa (babai i Duas) është djali i historianit Seit Lipa, i cili në vitet e nëntëdhjeta ishte drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës. Kur konflikti nisi edhe në Kosovë, karriera e tij mori fund.

“Kur serbët erdhën, ata kërkonin që shumë historianë ta rishkruanin historinë e Kosovës. Ta ndryshonin – duke thënë se Kosova ishte gjithmonë pjesë e Serbisë dhe asnjëherë pjesë e Jugosllavisë. Ndërsa gjyshi im ishte një nga ata që refuzuan ta bënin këtë, prandaj mbeti pa punë, sepse nuk deshi të shkruante një histori, e cila nuk ishte e vërtetë për të”, ka rrëfyer këngëtarja.

Në vitin 1992, Dukagjini dhe Anesa (nëna e Duas) kërkuan strehim në Londër, derisa prindërit e tyre mbetën në Kosovës dhe në Bosnje e Hercegovinë (nëna e Anesës është boshnjake).

Seit Lipa vdiq në vitin 1999, në vitin kur përfundoi lufta në Kosovë. “Ai pati infarkt në zemër. Dhe duke qenë se kufijtë ishin të mbyllur, babai im nuk ka mundur të shkojë ta shohë”, ka treguar Dua.

Gjatë intervistës, Dua është pyetur në lidhje me politikat e Trumpit ndaj mbylljes së kufijve dhe frikës së Britanisë së Madhe nga refugjatët dhe tërheqjes nga BE (të njohur si Brexit).

“Ti e kupton në nivel personal se asnjë refugjat nuk largohet nga vendi i tij pa u detyruar “, janë fjalët e Lipës në lidhje me refugjatët, ndërsa sa i përket Brexit-it ka thënë: “Unë e kuptoj sa e rëndësishme është për Kosovën dhe kosovarët të qenit pjesë e BE-së, sa rëndësi ka për ta që të jenë pjesë e diçkaje të tillë. Prandaj (Brexit-i) është zemërthyes”.

Derisa kur i komenton veprimet e Trumpit, lë të kuptohet se është mbesa e një historiani: “Dikur më vonë do të jemi në gjendje ta kuptojmë qartë, kur vëmë dikë në fuqi si Trumpi, se ku kemi gabuar. Dhe shpresoj të kemi kuptuar mësuar kjo”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?