“Droni në Beograd nuk u lëshua nga shqiptarët”

Droni i cili fluturoi mbi Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri, sipas ekspertit të sigurisë, Agim Musliu, nuk u lëshua nga shqiptarët. Madje, sipas tij, mundësitë janë “minus infinit”. “Vendi ku gjindej, ku është lëshu, si është siguru, sa është largësia, si është siguru stadioni jashtë, mundësia e lëshimit të dronit prej shqiptarëve është minus infinit”, […]
Droni i cili fluturoi mbi Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri, sipas ekspertit të sigurisë, Agim Musliu, nuk u lëshua nga shqiptarët. Madje, sipas tij, mundësitë janë “minus infinit”.
“Vendi ku gjindej, ku është lëshu, si është siguru, sa është largësia, si është siguru stadioni jashtë, mundësia e lëshimit të dronit prej shqiptarëve është minus infinit”, shpjegoi Musliu.
Në Rubikon të KTV-së, ai e vlerësoi si një operacion të organizuar mirë, i cili për qëllim kishte tensionimin e opinionit në Serbi.
“Është planifikuar një operacion shumë i detajuar”, theksoi ai.












