Dorëzohet kërkesa për seancë të jashtëzakonshme për rastin e ‘gylenistëve’

Dorëzohet kërkesa për seancë të jashtëzakonshme për rastin e ‘gylenistëve’

Grupi Parlamentar i LDK-së në bashkëpunim me GP të VV-së dhe GDP-në kanë dërguar sot kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, lidhur me rastin e arrestimit të gjashtë shtetasve turq nga Policia e Kosovës dhe dëbimi i tyre për në Turqi, për siç thuhet “shkeljen e Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës lidhur me […]

Grupi Parlamentar i LDK-së në bashkëpunim me GP të VV-së dhe GDP-në kanë dërguar sot kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, lidhur me rastin e arrestimit të gjashtë shtetasve turq nga Policia e Kosovës dhe dëbimi i tyre për në Turqi, për siç thuhet “shkeljen e Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës lidhur me deportimin e shtetasëve turq”.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Armend Zemaj, i cili ka qenë i autorizuar për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e seancës. Sipas tij, kërkesa me nënshkrimet e 40 deputetëve është dërguar sot në mëngjes në Kuvendin e Kosovës.

“Kërkesa jonë është që sot të mbahet seanca e jashtëzakonshme lidhur me rastin në fjalë, por kjo varet proceduralisht nga Kryesia e Kuvendit dhe Grupet Parlamentare nëse do të mund të përgatiten për të mbajtur këtë seancë sot”, tha Zemaj për Blic.

Deri në këto momente nuk është publikuar asnjë njoftim zyrtar nga Kuvendi i Kosovës në lidhur me mbajtjen e kësaj seance.

Kalendari i takimeve, Kuvendi i KosovësNë anën tjetër Nisma Socialdemokrate ka kërkuar hetim parlamentar për këtë çështje, pasi, sipas kësaj partie, “transparenca e plotë dhe përgjegjësia e të gjithë njerëzve të përfshirë në këtë veprim, është minimumi i asaj që duhet të bëhet urgjentisht”

Udhëheqësit më të lartë të Kosovës kanë thënë të shtunën se kanë urdhëruar hetime gjithëpërfshirëse në të gjitha institucionet e përfshira në operacionin e arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nuk ka qenë fare i informuar për veprimet e institucioneve të sigurisë për aksionin e dëbimit ka premtuar se veprime të tilla më nuk guxojnë të përsëriten.

Ndërsa, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, të shtunën ka thënë se rasti po hetohet nga organet kompetente. Madje, ai ka thënë se posedon një raport të detajuar nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës (AKI), ku thuhet se arsyeja e deportimit të gjashtë shtetasve turq ka të bëjë me veprime të paligjshme në Kosovë.

Edhe Avokati i Popullit, për këtë rast ka vendosur të hapë rast Ex Officio, për të hetuar në detaje veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike.

Aksioni i deportimit të gjashtë shtetaseve turq, që u ndërmor më 28 mars u raportua si një veprim i përbashkët i shërbimeve inteligjente të Turqisë dhe Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?