Diplomatët e dëbuar mbërrijnë në Moskë

Diplomatët e dëbuar mbërrijnë në Moskë

Dy avionë të nisur nga Uashingtoni dhe Nju Jorku, mbërritën sot në aeroportin e Moskës me 170 pasagjerë, ndër ta 60 diplomatët e dëbuar rusë dhe familjarët e tyre. Ndërsa tensionet janë tashmë të larta, Moska qarkulloi gjithashtu një paralajmërim për shtetasit e saj që udhëtojnë drejt Britanisë, për mundësinë e veçimit dhe keqtrajtimit nga […]

Dy avionë të nisur nga Uashingtoni dhe Nju Jorku, mbërritën sot në aeroportin e Moskës me 170 pasagjerë, ndër ta 60 diplomatët e dëbuar rusë dhe familjarët e tyre.

Ndërsa tensionet janë tashmë të larta, Moska qarkulloi gjithashtu një paralajmërim për shtetasit e saj që udhëtojnë drejt Britanisë, për mundësinë e veçimit dhe keqtrajtimit nga autoritetet britanike.

Diplomatët rusë që u dëbuan nga Shtetet e Bashkuara mbërritën sot në Rusi. Dy avionë u ulën sot në aeroportin Vnukovo të Moskës. Në bord ishin 171 persona, 60 diplomatët e dëbuar dhe familjet e tyre.

Në total, mbi 150 diplomatë rusë janë urdhëruar tashmë të largohen nga Shtetet e Bashkuara, vende të BE-së, NATO-s dhe të tjera.

Shtetet e Bashkuara thanë se 60 diplomatët e dëbuar ishin spiunë dhe se ata u përzgjodhën nga disa poste diplomatike ruse në mbarë SHBA-në, si dhe nga misioni i Rusisë në OKB. Ndër masat e marra ishte edhe mbyllja e konsullatës ruse në qytetin Seattle.

Megjithatë, Uashingtoni ka thënë se Rusia mund të aplikojë për të dërguar diplomatë të tjerë që do të zëvendësojnë të larguarit.

Tensionet kanë arritur kulmin e periudhës së pas Luftës së Ftohtë pas sulmit të kryer në Britani me agjentin nervor “Novichok” të shpikur dhe të prodhuar gjatë epokës sovjetike. Rusia vazhdon të mohojë se pati ndonjë rol në sulmin ndaj ish-agjentit të saj Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, më 4 mars në qytetin anglez Salisbury. Duke shtuar tensionet, Rusia lëshoi dje një paralajmërim për shtetasit e saj që udhëtojnë drejt Britanisë, se mund të veçohen dhe keqtrajtohen nga autoritetet vendase.

Megjithë tensionet e larta, Presidenti amerikan Donald Trump shpesh ka ngurruar të kritikojë udhëheqësin rus Vladimir Putin dhe madje ka folur për mundësinë e një takimi mes tyre në të ardhmen e afërt.

Që mbrëmë, flamuri amerikan nuk u pa më të valëvitej në godinën e konsullatës amerikan në Shën Pjetërburg, mbyllja e së cilës u urdhërua nga Moska. Ambasada amerikane në Moskë shkruajti në Twitter se “tashmë konsullata është mbyllur, por puna jonë për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Rusi po vazhdon”. /VoA

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?