Dështon mbledhja e Kryesisë, nuk ka kuorum

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot ka dështuar. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje ishin vetëm nënkryetarët Xhavit Haliti e Slavko Simiq dhe shefat e grupeve parlamentare. Në këtë mbledhje ishte dashur të vendoset për datën e mbajtjes së seancës së radhës të legjislativit, e cila, sipas […]
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot ka dështuar. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit.
Në mbledhje ishin vetëm nënkryetarët Xhavit Haliti e Slavko Simiq dhe shefat e grupeve parlamentare.
Në këtë mbledhje ishte dashur të vendoset për datën e mbajtjes së seancës së radhës të legjislativit, e cila, sipas paralajmërimit do të kishte një rend dite voluminoz 20 pikësh.
Ndër to edhe tri interpelanca për kryeministrin Ramush Haradinaj, të kërkuara nga opozita: një për reduktimet e energjisë, tjetra për mbulimin e faturave të papaguara të energjisë në veri, dhe një tjetër për marrëveshjen komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë për termocentralin “Kosova e Re”.












