Deputeti i NISMA-s: Opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i NISMA-s: Opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë

Partitë në koalicionin qeverisës nuk e kanë ndërmend të rrëzojnë Qeverinë e Ramush Haradinajt. Kjo përgjigje e deputetit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, vjen si një demant ndaj deklaratës së deputetes së Alternativës, Mimoza Kusari-Lilës. Kjo e fundit kishte thënë se vet PDK-ja ose Nisma do e rrëzojnë Haradinajn nga posti i kryeministrit. […]

Në një përgjigje për Indeksonline, Shala ka thënë se nuk e kanë ndërmend asnjëra nga partitë në koalicion që të bëjnë një hap të tillë.

Sipas tij, vet opozita nuk i ka numrat që ta rrëzojë Qeverinë, andaj tani bëjnë matematika dhe nxjerrin teori të pabazuara.

“Sidoqoftë ajo është një teori e dikujt në opozitë, por as që diskutohet rrëzimi i Qeverisë nga ana e këtyre dy subjekteve politike. A munden, munden, por nuk e kanë ndërmend. Ajo është veç teori e opozitës sepse as ata nuk i kanë numrat dhe mundohen me formu një teori. Ata janë në opozitë dhe ata duhet të shikojnë nëse janë të gatshëm të shkohet në zgjedhje, nëse s`janë të gatshëm duhet t`i lihet hapësirë Qeverisë që të punojë. Por, nëse janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje dhe i kanë numrat, le të veprojnë dhe le ta rrëzojnë. Por nuk po i kanë numrat dhe po i bëjnë matematika”, ka thënë ai.

Tutje, Shala ka thënë se koalicioni është duke vazhduar punët, ndonëse në Parlament kanë vështirësi për shkak të numrave.

Deputeti i Nismës ka komentuar temën e zgjedhjeve, duke thënë se asnjëra nga partitë që pretendojnë pushtetin nuk janë në gjendje të ballafaqohen me çështjet që e presin Kosovën këtë vit.

“Nuk ka asnjë përçarje deri më sot brenda këtij koalicioni. Punët vazhdojnë … kemi pak vështirësi në Parlament për shkak të numrave që i kemi në mungesë por institucionet funksionojnë. Unë mendoj që nuk është koha për zgjedhje sepse vendin e presin disa sfida të cilat partitë që janë në opozitë ose partitë që pretendojnë me e marrë pushtetin, nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me këto sfida të vendit që i presin këtë vit. Por as vendi nuk është i gatshëm që të shkohet në zgjedhje në këtë kohë”, ka thënë ai për Indeksonline.

Ndryshe, viti 2018 pritet të jetë definitiv për dialogun Kosovë-Serbi i cili pritet të hyjë në fazën përfundimtare. Në anën tjetër, Kosova pritet ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe për të cilin është formuar edhe Ekipi Menaxherial për krijimin e statutit të AKS-së. Po ashtu, shteti pritet të bëhet edhe me Ushtri, meqë Forca e Sigurisë së Kosovës do të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Epilog pritet t`i jepet edhe çështjes së liberalizimit të vizave. Kuvendi i Kosovës më 21 mars ka ratifikuar marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, si kusht kryesor për liberalizim

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?