Deputeti i LDK-së tregon se a do të inicojnë mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj

Deputeti i LDK-së tregon se a do të inicojnë mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj

  Pas daljes së Listës Serbe nga qeveria Haradinaj, koalicioni qeverisës ka humbur shumicën në Kuvend. Nga partitë opozitare vazhdimisht është paralajmëruar inicimi i një mocioni mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, duke lënë të kuptohet se është vetëm çështje kohe se kur një mocion i tillë do të dorëzohet në Kuvend. Gjatë ditës së […]

 

Pas daljes së Listës Serbe nga qeveria Haradinaj, koalicioni qeverisës ka humbur shumicën në Kuvend.

Nga partitë opozitare vazhdimisht është paralajmëruar inicimi i një mocioni mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, duke lënë të kuptohet se është vetëm çështje kohe se kur një mocion i tillë do të dorëzohet në Kuvend.

Gjatë ditës së djeshme, deputeti nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka paralajmëruar se janë dy mundësi për zgjidhjen e kësaj situate, duke përfshirë formimin e një qeverie teknike apo mocionin e mosbesimit.

Mirëpo shtrohet pyetja se a do të jetë vet LDK-ja inicuese e këtij mocioni?

Në një përgjigje për lajmi.net, Beqiri ka thënë se në të dy rastet e përmendura nga ai, duhet koordinimin dhe bashkëpunim me subjektet e tjera opozitare dhe jo opozitare, dhe se për një vendim të tillë do të vendoset më vonë në partinë e tij.

“Në të dy rastet duhet koordinim dhe bashkëpunim me subjektet tjera opozitare dhe jo opozitare. Por kur mund të ndodhë kjo, nuk mund ta them ende, sepse për këtë vendosin organet vendimarrese të LDK-së”, thotë Beqiri.

Beqiri shton se kryesia e LDK-së do të mblidhet gjatë kësaj jave, për të shqyrtuar të gjitha opsionet dhe kohën më të përshtatshme për zgjedhje të reja, mirëpo siç thotë ai pa u vonuar shumë.

“Besoj se gjatë javës do të mblidhet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndoshta menjëherë nuk do të vendosim, por gjithsesi do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet e mundshme, që kur vlerësohet se është koha më e mirë për zgjedhje të reja. Mirëpo pa u vonuar shumë”, deklaroi Beqiri për lajmi.net.

Ndryshe, pas rastit të arrestimit të drejtorit të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, që rezultoi me dalje nga koalicioni qeverisës të Listës Serbe, ka pasur qëndrime të ndryshme se nëse duhet të vazhdohet me këtë qeveri dhe përmbushjen e detyrave, apo shpalljes së zgjedhjeve të reja në vend.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?