Deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se ka gjetë insekte në ushqime

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Andin Hoti, i cili shquhet për fjalimet e tij të çuditshme në Kuvend, edhe në debatin për mishin e prishur, ka deklaruar se ai ‘vet ka blerë disa herë produkte ushqimore me insekte”. “Unë kam hasë disa herë në produkte ushqimore që kanë pasë insekte. Për fat të keq kompanitë […]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Andin Hoti, i cili shquhet për fjalimet e tij të çuditshme në Kuvend, edhe në debatin për mishin e prishur, ka deklaruar se ai ‘vet ka blerë disa herë produkte ushqimore me insekte”.
“Unë kam hasë disa herë në produkte ushqimore që kanë pasë insekte. Për fat të keq kompanitë që shesin produkte të prishura, edhe pas skandaleve që krijojnë, vazhdojnë të operojnë pa problem”, ka thënë Hoti, shkruan Periskopi.
Por Hoti ka thënë se me këto skandale, po goditen bizneset që punojnë ndershëm, duke ftuar AVUK’un që të jetë i kujdesshëm në këtë drejtim.
“Kam edhe një shqetësim tjetër krahasa kësaj, me rastet e fundit që qytetarët hasin po dëmtohen rëndë edhe kompanitë që punojnë ndershëm”, ka thënë ai./Periskopi/













