Deputeti i AAK-së tregon mesele me ‘tupanxhi’ në Kuvend

Me një fjalor konfuz, nga foltorja e Kuvendi të Kosovës deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliu dha shumë këshilla se si Kosova të dalë nga situata ku ka hyrë, pas dëbimit të shtetasve turq. Demaliu e mori fjalën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për 6 shtetasit turq të dëbuar nga autoritetet kosovarë. […]

Demaliu e mori fjalën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për 6 shtetasit turq të dëbuar nga autoritetet kosovarë. Por Demaliu, dukej se nuk është i kënaqur me zhurmën që po bëhet lidhur me këtë veprim të shtetit të Kosovës, shkruan Periskopi.

Ai nga foltorja e Kuvendit nisi të tregojë mesele për një ‘tupanxhi’, duke cituar edhe meselet e Milaim Zekës.

“Po lidhem nganjëherë me atë fjalorin që e përdorë Milaim Zeka, “kemi mbete pre e tupanxhive”. Një tupanxhi ish shku njëherë i kish ra tupanit shumë, e një plak iu kish afru dhe i kish thanë çka ka në këtë tupan? E çelin tupanin e ai del i thatë. Thotë shumë zhurmë po bojka. Edhe ne mos ta luajmë rolin e tupanxhisë e me ba zhurmë sepse e dimë mirë historikun e zhvillimit të vendit tonë”, tha Demolli.

Nuk është kjo hera e parë që Kuvendi i Kosovës merr karakter kaq joserioz për shkak të veprimeve të deputetëve. Aty, përveç meseleve, opinioni ka qenë dëshmitar edhe i urimeve dhe ‘përhajrave’ për lindjen e fëmijëve të deputetëve. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?