Deputeti anglez: Të blesh drogë nga shqiptarët është sikur të porosisësh pica

Bandat e drogës të kontrolluara nga kriminelët e Europës Lindore po nxisin valën në rritje të krimeve të dhunshme në Londër, ka pretenduar një deputet i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe. David Lammy, në një intervistë për “BBC Radio”, bëri një krahasim për të treguar situatën e rëndë të krimit në Britani. Sipas tij, […]
Bandat e drogës të kontrolluara nga kriminelët e Europës Lindore po nxisin valën në rritje të krimeve të dhunshme në Londër, ka pretenduar një deputet i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe.
David Lammy, në një intervistë për “BBC Radio”, bëri një krahasim për të treguar situatën e rëndë të krimit në Britani.
Sipas tij, “të blesh drogë është njësoj si të porosisësh pica. Ju mund t’i porosisni në Snapchat, WhatsApp. Fëmijët e moshës 12-vjeçare po rekrutohen nga bandat për të shitur drogë“, tha ai.
“Mendoj se policia dhe vendi ynë e ka humbur kontrollin në tregun e drogës”, u shpreh Lammy.













