Deportimi i gylenistëve, reagon shoqëria civile

Deportimi i gylenistëve, reagon shoqëria civile

  Disa organizata nga shoqëria civile kanë reaguar sot në lidhje me deportimin e gjashtë qytetarëve turq ‘gylenistë’ nga Kosova, të enjten që shkoi. Këto organizata me anë të këtij reagimi shprehin  indinjatën e tyre  për siç thuhet  “dështimin e organeve gjegjëse në Kosovë që të mbrojë grupin e mësimdhënësve nga një kidnapim dhe ekstradim […]

 

Disa organizata nga shoqëria civile kanë reaguar sot në lidhje me deportimin e gjashtë qytetarëve turq ‘gylenistë’ nga Kosova, të enjten që shkoi.

Këto organizata me anë të këtij reagimi shprehin  indinjatën e tyre  për siç thuhet  “dështimin e organeve gjegjëse në Kosovë që të mbrojë grupin e mësimdhënësve nga një kidnapim dhe ekstradim shokues i bërë nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës. Ky akt është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”.

“Ky rrëmbim tregon që Kosova nuk ia doli të jetë strehim i sigurt dhe mburojë për individë të përndjekur politikisht. Ne, fatkeqësisht mësuam edhe njëherë që zinxhiri ekzekutiv është jo funksional dhe i paaftë të parandalojë ndërhyrje klasike në sovranitet. Kjo burgosje e mjegullt na gjen të habitur e mbi të gjitha na bën të ndjehemi të pasigurt e të pambrojtur. Po kështu, jemi jashtëzakonisht të brengosu  që ky akt ishte traumatik jo vetëm për të arrestuarit, por edhe për familjarët, që padinjitetshëm u trajtuan”, thuhet në reagim.

Organizatat e  shoqërisë civile dënojnë veprimin e institucioneve dhe kërkojnë llogaridhënie dhe përgjegjësi penale ndaj personave të cilët thuhet se anashkaluan zinxhirin ekzekutiv.

“ Më saktë, të publikohen gjithë emrat e personave të përgjegjëshëm dhe të ndërrmiren masa në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës duke përfshirë edhe shkarkimin e zyrtarëve të lartë për shkeljen flagrante të Kushtetutës”, thuhet në reagimin e këtyre organizatave.

Përkrahësit e këtij reagimi:

Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë;  Balkan Policy Research Group; Community Building Mitrovica (CBM);Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED); Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA);Partners Kosova; Qendra për Barazi dhe Liri (CEL); Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK); Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR);  Hana Marku; Jeta Berisha; Rreze Abdullahu; dhe  Sibel Halimi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?