Deportimi i gjashtë gylenistëve po hetohet nga Avokati i Popullit

Deportimi i gjashtë gylenistëve po hetohet nga Avokati i Popullit

  Procesi i vendimmarrjes dhe zbatimi i procedurave në rastin e deportimit të shtetasve turq është duke u hetuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit. Deportimi i gjashtë shtetasve turq solli shumë diskutime, duke thënë se edhe u shkelen standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut. Pas kësaj edhe institucioni i Avokatit të Popullit filloi […]

 

Procesi i vendimmarrjes dhe zbatimi i procedurave në rastin e deportimit të shtetasve turq është duke u hetuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Deportimi i gjashtë shtetasve turq solli shumë diskutime, duke thënë se edhe u shkelen standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut. Pas kësaj edhe institucioni i Avokatit të Popullit filloi hetimet lidhur me depërtimet e bëra nga institucionet shtetërore.

Indeksonline ka kontaktuar me zyrën e Avokatit të Popullit, të cilët kanë shprehur se tashmë kanë filluar hetimet dhe janë në fazën e mbledhjes së informatave të zbulesave. Sipas tyre, po hetohet edhe procesi i vendimmarrjes dhe zbatimi i procedurave nga autoritetet përgjegjëse.

Më tej, ata kanë nënvizuar se një i tillë është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

“Veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike në lidhje me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga territori i Republikës së Kosovës, janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, zbatueshme në sistemin e brendshëm juridik të Republikës së Kosovës dhe kjo konsiderohet si një nga më të rënda shkeljet që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga keqtrajtimi, turpërimi, trajtimi i inhumanitetit dhe degradues, përcaktuar me nenin 3 të Konventës Evropiane “, thotë Zyra për Informim e Avokatit të Popullit.

Sipas zyrtarëve të këtij institucioni askush nuk mund t’ia mohojë mundësinë një shteti për të deportuar shtetasin e tij, por kjo bëhet në harmoni me hapat procedurale që garantohen me vendimet e ligjeve.

“Në asnjë shtet nuk mohohet mundësia për të deportuar ose për të ekstraduar një person, por kjo nuk mund të bëhet pa i përcjellë procedurat procedurale që garantohen me ligjet dhe ndërkombëtare të vendimeve për të drejtat e njeriut. Në rastin konkret, nuk janë ndjekur detyrimet dhe veprimet që mund dhe duhet të ndërmarrin organet kompetente. Në këtë mënyrë dëbuarve u mohuan të drejtat për t’u dëgjuar dhe gjykuar nga organi kompetent publik. Kjo e drejtë poashtu garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë themelore dhe Protokollet e saj shtesë, Paktin për të Drejtat Civile dhe Politike, si dhe me praktikën gjyqësore të GJEDNJ- se. Të gjitha këto instrumente ndërkombëtare janë pjesë e kushtetutës dhe ligjit të Republikës së Kosovës dhe kanë përparësi ndaj dispozitave dhe ligjeve vendore në rast konflikti.” thuhet në përgjigjen e tyre.

Kurse gjetje në lidhje me rastin shumë shpejt do të publikohen me raportin e “Ex Officio”.

Ndryshe, më 29 mars, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dëbuar në Turqi gjashtë qytetarë turq, nga të cilët pesë ishin punonjës në shkollën private “Mehmet Akif” dhe një nga ta mjek turk që vepronte në Kosovë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?