Delawie në takim me deputetët turq dhe minoritetet tjera

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka takuar deputetët e minoriteteve joserbe, përfshirë edhe deputetët turq. Këtë e ka bërë të ditur deputeti nga 6+, Danush Ademi,i cili ka thënë se me ambasadorin kanë folur rreth çështjeve të komuniteteve në përgjithësi. “Deputeti/Kryetari i PDAK-së z.Danush Ademi së bashku me Deputet e Grupit 6+ u takua sot me […]
Ambasadori amerikan Greg Delawie ka takuar deputetët e minoriteteve joserbe, përfshirë edhe deputetët turq.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti nga 6+, Danush Ademi,i cili ka thënë se me ambasadorin kanë folur rreth çështjeve të komuniteteve në përgjithësi.
“Deputeti/Kryetari i PDAK-së z.Danush Ademi së bashku me Deputet e Grupit 6+ u takua sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z.Greg Delawie, ku diskutuan për çështjet e Komuniteteve në përgjithësi”, thuhet në faqen e partisë PDAK.
Në këtë takim ishin edhe deputetja turke Myfera Srbica-Sinik dhe Fikrim Damka.












