Deda i reagon Haradinajt për mos-shkarkimin e ministrave nën aktakuzë

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka reaguar pas refuzimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që t’i shkarkojë dy ministrat e Qeverisë së tij me aktakuzë për korrupsion dhe keqpërdorim – transmeton Periskopi. Në një publikim në Facebook, Deda shkruan se ky refuzim i tij bie ndesh ndër të tjerash, me kërkesën eksplicite të BE-së […]
Në një publikim në Facebook, Deda shkruan se ky refuzim i tij bie ndesh ndër të tjerash, me kërkesën eksplicite të BE-së për sundim të ligjit.
“Refuzimi i kryeministrit Haradinaj që t’i shkarkojë së paku dy ministra të Qeverisë së tij me aktakuzë për korrupsion e keqpërdorim, direkt bie ndesh me kërkesën eksplicite të BE-së për sundim të ligjit dhe insistimin e tyre, edhe të opozitës, për miratimin e Ligjit për suspendim dhe largim të zyrtarëve me aktakuzë dhe dënim për korrupsion. Shkurt, prej Kosovës kërkohet që zyrtarët politik e publik të shkarkohen sapo të ketë aktakuzë, e jo të pritet me lojëra politike të të gjykimeve të stërzgjatura të gjyqësorit të zaptuar”, shkruan Deda në Facebook.
Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk do t’i shkarkojë ministrat që janë nën aktakuzë, përderisa Gjykata nuk ka marrë ndonjë vendim për ta.
Nën aktakuzë janë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministri i Inovacionit Besim Beqaj dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka./Periskopi












