Corbyn akuzon Qeverinë: Po presin që Trumpi t’i mësojë çka të bëjnë – nuk ka prova për armët kimike

Jeremy Corbyn, kreu i Partisë Laboriste, ka akuzuar qeverinë se “ po pret për instruksione nga Donald Trumpi” për atë sesi t’i përgjigjen sulmeve me armë kimike në Siri, shkruan Periskopi. Në një deklaratë, Corbyni poashtu tha që intervenimi ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar “rrezikon përshkallëzimin e një konflikti tashmë tepër shkatërrues”. Pasiqë May e […]
Jeremy Corbyn, kreu i Partisë Laboriste, ka akuzuar qeverinë se “ po pret për instruksione nga Donald Trumpi” për atë sesi t’i përgjigjen sulmeve me armë kimike në Siri, shkruan Periskopi.
Në një deklaratë, Corbyni poashtu tha që intervenimi ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar “rrezikon përshkallëzimin e një konflikti tashmë tepër shkatërrues”.
Pasiqë May e fitoi mbështetjen e kabinetit të saj për aksionin, z.Corbyn tha që “ministrat duhet të bëjnë propozimet e tyre, dhe t’i shpalosin ato në parlament”.
Ai më tej tha që edhe baza për intervenim tashmë ishte e lëkundhsme: “Edhe sekretari i mbrojtjes së ShBA-ve James Mattis ka thënë që ‘nuk kemi evidencë’ për sulmet kimike dhe paralajmëroi se një sulm ushtarak do të çonte në ‘daljen jashtë kontrollit të gjërave’,” tha z.Corbyn.












