Çani: Kam burime se ekzistojnë biseda të incizuara ku Lu kërkon arrestimin e Ilir Metës

Gazetari Arjan Çani duke komentuar lajmet e përhapura në media se ambasadori Lu ka kërkuar arrestimin e Metës dhe ambasadorja e BE-së, Vlahutin ka kërkuar arrestimin e Berishës, thotë se ka zëra që thonë se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ka regjistruar bisedat me dy ambasadorët. Çani ka thënë se edhe ambasadorja Vlahutin mund ta mohojë një […]
Gazetari Arjan Çani duke komentuar lajmet e përhapura në media se ambasadori Lu ka kërkuar arrestimin e Metës dhe ambasadorja e BE-së, Vlahutin ka kërkuar arrestimin e Berishës, thotë se ka zëra që thonë se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ka regjistruar bisedat me dy ambasadorët.
Çani ka thënë se edhe ambasadorja Vlahutin mund ta mohojë një gjë të tillë, ashtu siç bëri Lu.
“Ndoshta edhe Vlahutin mund ta mohojë siç e mohoi edhe Lu. Nga burime të mia të pa konfirmuara ende, thonë se Llalla mund t’i ketë regjistruar këto biseda. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këtu afera bëhet shumë më interesante se ç’mund ta imagjinojmë dot. Nëse do të na rezultojë që Llalla i ka regjistruar bisedat, këtu nuk do të jemi më në një inertësi politike, por do kemi diçka të re. Dalja e kësaj gjëje do kthjellonte mendjet e shumë shqiptarëve që mitizojnë ndërkombëtarët”, tha Çani, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News.












