Brnabiq: Konflikti i ngrirë me Kosovën nuk është në interes të Serbisë

Brnabiq: Konflikti i ngrirë me Kosovën nuk është në interes të Serbisë

   Kosova është jashtëzakonisht e rëndësishme për stabilitetin, jo vetëm të Serbisë, por edhe të rajonit dhe ky problem ka potencial të madh për të penguar Serbinë që të shkojë përpara. Kështu është shprehur kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila konsideron se Serbia duhet të gjejë forcë në vetvete për të krijuar paqe dhe […]

 

 Kosova është jashtëzakonisht e rëndësishme për stabilitetin, jo vetëm të Serbisë, por edhe të rajonit dhe ky problem ka potencial të madh për të penguar Serbinë që të shkojë përpara. Kështu është shprehur kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila konsideron se Serbia duhet të gjejë forcë në vetvete për të krijuar paqe dhe stabilitet në Kosovë, raporton FoNet.

Mirëpo sipas saj këtu Serbia është e vetmuar, meqë “vetëm ajo po përpiqet dhe që në këtë moment ka interes për një paqe dhe stabilitet tjetërfare” ka thënë ajo.

“Konflikti i ngrirë do të mund të mbetej edhe me dekada të tjera, por kjo nuk do të ishte mirë për Serbinë, prandaj iniciativa e presidentit (Aleksandar Vuçiq) për dialog të brendshëm është hap i guximshëm”, shtoi ajo.

Por, sipas saj, pala tjetër nuk tregon fare gatishmëri për arritje kompromisi.

“Më vjen keq që Bashkimi Europian nuk ka më shumë forcë insistuese që Marrëveshja e Brukselit të zbatohet, meqë BE ishte garantuese e kësaj marrëveshjeje dhe do të duhej që punë e parë e tij të jetë zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe”, konsideron Bërnabiq.

Sipas saj nuk më duket se as Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gatishmëri për çfarëdo zgjidhjeje fleksibile dhe prandaj sikur janë për konflikt të ngrirë. Megjithatë, ajo shprehet e bindur se Kosova nuk mund të ndalë rrugën europiane të Serbisë.

Komisioni Europian, përkatësisht BE-ja, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës , ato janë neutrale sa i përket statusit dhe janë të detyruar të jenë ashtu sepse pesë vende nuk e pranojnë, as do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, ka thënë ajo.

Presin prej nesh normalizimin e marrëdhënieve, nuk duan të importojnë konflikte në BE, ndërsa normalizim mund të ketë kuptim gjithfarësh. Unë mendoj se në radhë të parë në interes të Serbisë, jo për shkak të BE-së, por në interes të Serbisë që përfundimisht të gjendet zgjidhja përfundimtare e qëndrueshme, citon FoNeti kryeministren e Serbisë, transmeton Koha.net.

ërnabiq ka thënë se nëse deri më 20 prill Kosova nuk bën gjë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, serbët e Kosovës do të jenë të detyruar që këtë punë ta kryejnë vetë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?