Bombardimet në Siri: Përqeshet ‘suksesi’ i intervenimit

Fraza e përdorur nga Donald Trump “Misioni u krye me sukses” [ang.Mission accomplished] është përqeshur e kritikuar shumë nga komentues të ndryshëm. Vetë regjimi sirian ka thënë që i ka rrëzuar mbi 70 raketa të ShBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe, duke ofruar edhe video-xhirime për këto raste. Komentuesit kanë thënë që bombardimet paraqisnin një […]
Fraza e përdorur nga Donald Trump “Misioni u krye me sukses” [ang.Mission accomplished] është përqeshur e kritikuar shumë nga komentues të ndryshëm. Vetë regjimi sirian ka thënë që i ka rrëzuar mbi 70 raketa të ShBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe, duke ofruar edhe video-xhirime për këto raste.
Komentuesit kanë thënë që bombardimet paraqisnin një përshkallëzim të madh të konfrontimit të Perëndimit me Bashar al-Assadin, aleatin e superfuqisë së Rusisë, por që kjo ishte e pamundur që të ndryshonte kursin e kësaj lufte shumë-palëshe që i ka vrarë të paktën gjysmë-milioni njerëz në vetëm shtatë vjet, transmeton Periskopi.
Fraza “misioni u krye me sukses” është përdorur nga George W.Bush për intervenimin në Irak.
Një deklaratë që rezultoi të ishte krejtësisht e pamatur dhe e ngutshme, dhe që është përdorur në shumë raste për përqeshje, sidomos nga politikanët e partisë demokrate. Ajo që rrjedhoi nga intervenimi në Irak, ishte shumë larg suksesit, dhe çoi në luftëra të reja e të përgjakshme.
Edhe kongresmeni demokrat Ted Lieu ka shkruar në Twitter mbrëmë, duke thënë: “Ajo çka Bushi dhe Trumpi nuk po kapin këtu është se “Misioni u krye me sukses” për misione taktike nuk është e barabartë me një strategji. Larg nga kjo gjë.”
Ambasadorja e ShBA-ve në OKB, Nikki Haley, tha dje se Washingtoni ishte i gatshëm të sulmonte sërish nëse përdoreshin armët kimike në ndonjë rast tjetër nga regjimi sirian, shkruan Periskopi.
Edhe vetë Trump është përgjigjur ndaj përqeshjeve e kritikave ndaj fjalëve të përdorura duke shprehur krenarinë e tij me ushtrinë, duke thënë që ajo do të ishte më e mira ndonjëherë.” /Periskopi












