‘Bisha’ e re e Donald Trump – kushton 1.5 milion dollarë, rezistente ndaj shpërtimeve kimike

‘Bisha’ e re e Donald Trump – kushton 1.5 milion dollarë, rezistente ndaj shpërtimeve kimike

Vetura e re presidenciale me të cilën do të udhëtojë presidenti amerikan Donald Trump e njohur si “Bisha”, pritet që gjatë këtyre muajve të futet në funksion. Vetura e tipit Cadillac e cila kushton 1.5 milion dollarë – vjen më e kompletuar si kurrë më parë, me dyer 8 inç të trasha, eksterier të papërshkrueshëm […]

Vetura e re presidenciale me të cilën do të udhëtojë presidenti amerikan Donald Trump e njohur si “Bisha”, pritet që gjatë këtyre muajve të futet në funksion.

Vetura e tipit Cadillac e cila kushton 1.5 milion dollarë – vjen më e kompletuar si kurrë më parë, me dyer 8 inç të trasha, eksterier të papërshkrueshëm nga bombat si dhe ka pajisje për oksigjen në rast të ndonjë sulmi kimik. Ajo i është dorëzuar Shërbimit Sekret që është duke kryer testet finale, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte planifikuar të jetë e gatshme qysh gjatë inaugurimit të Trumpit si presidenti i ri i SHBA-ve, por data ishte shtyrë, dhe tani pritet që këto ditë të bëhet zyrtarisht e ditur data kur edhe do të prezantohet.

“Kemi përfunduar punën tonë dhe ua kemi dorëzuar veturën klientëve”, ka deklaruar presidenti i Cadillac, Johann de Nysschen për Fox Neës.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret amerikanë ka konfirmuar lajmin duke shtuar: “Programi për prodhimin dhe dorëzimin e gjeneratës së re të limuzinës presidenciale është në përfundim e sipër. Qytetarët do të mund ta shohin veturën e re gjatë verës”.

Vetura e re presidenciale është më e gjatë sesa dy vetura të tipit SUV, e cila është fotografuar e kamufluar me bardhë e zi. Aktualisht Donald Trump vozitet me modelin e vjetër të “Bishës” që ishte prodhuar për presidentin Barack Obama.

Ajo do të jetë pjesë e “flotës” prej 12 veturave tjera që në total kushtojnë 15.8 milionë dollarë, dhe konsiderohet si vetura më e sigurt në botë që mund ta ketë në dispozicion vetëm presidenti i SHBA-ve.

“Bisha” peshon tetë tonë, dhe ka dyer të çelikta që kanë trashësi prej 8 inç të ngjashme me ato të aeroplanit Boeing 757, që u reziston sulmeve biologjike dhe kimike.

Xhami i përparmë është i papërshkueshëm ndaj plumbave, ndërsa karroceria e blinduar është plotë 5 inç e trashë. Rezervuari i karburantit është aq mirë i mbrojtur, sa që nuk ta shpoj shpërthimi i bombës së vendosur në rrugë.

Ndërsa vetëm dritarja e shoferit mund të hapet, ndërsa në pjesën e pasme janë të vendosura dozat e gjakut për presidentin në rast të ndonjë sulmi apo plagosje.

Një numër i konsiderueshëm i armëve janë të fshehura në pjesën e përparme që mund të jenë të gatshme për përdorim në rast se dikush e sulmon eskordën e presidentit. /Telegrafi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?