Avokati i njohur amerikan i vë flakën vetes si shenjë proteste ndaj ndryshimeve klimatike

Një avokat i njohur amerikan ka vdekur pasi i ka vënë zjarrin vetes në një park të qytetit të Nju Jorkut, si shenjë proteste ndaj ndryshimeve klimatike që po ndodhin në Botë, shkruan Periskopi. Mbetjet e trupit të 60 vjeçarit, David Buckel, ishin gjetur në ‘Prospect Park’ në Brooklin, shkruan Periskopi. Në një letër të […]
Mbetjet e trupit të 60 vjeçarit, David Buckel, ishin gjetur në ‘Prospect Park’ në Brooklin, shkruan Periskopi.
Në një letër të shkruar para vetëvrasjes që ishte gjetur pranë vendit të ngjarjes, Buckel kishte shkruar se si do të digjte vetën me lëndë djegëse, duke dashur të simbolizojë dëmin që po i bënin njerëzit Tokës.
Ai kishte shkruar se të gjithë njerëzit tashmë thithin ajër të ndotur dhe ka paralajmëruar vdekje të parakohshme.
“Ndotja shkatërron planetin tonë” kishte shkruar avokati në shënimin e vetëvrasjes, cituar nga New York Times.
Letra e tij gjithashtu iu dërgua me email disa organizatave të lajmeve pak përpara gjetjes së trupit të tij, shkruan New York Times.
“Vdekja ime e hershme nga karburantet fosile pasqyron atë që po bëjmë për veten tonë,” kishte shkruar ai.
Buckel ishte i njohur si një avokat shumë aktiv. Në disa raste kishte punuar edhe në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT./Periskopi/












